Date of Award
Fall 11-2017
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Architecture and Spatial Planning
First Advisor
Arbër Sadiku
Language
Albanian
Abstract
Çdo herë kur dëshirojmë të krijojmë diçka të re, zakonisht bazohemi në rrethana, situata aktuale dhe duke studiuar ndërtojmë bazën për një krijim të ri apo edhe të përmirësimit të asaj që veç është ekzistuese. Mund të themi që trajtimi i banimit të tillë në vendin tonë ka marrë përmasa e një trendi të përhapur nëpër zonat urbaneve të qyteteve. Inicimet për të filluar një projekt të tillë është pikërisht fakti që shumica e popullatës tashmë dukshëm shprehin dëshirën të jëtojnë në lagje të tilla urbane. Mos ndoshta është fakti që kemi të bënjë me një numër njësishë banimi, që i nënshtohet një rregulli në kuadër të kompleksit dhe njerëzve iu shkon për shtati një mënyrë e tillë e të jetuarit ? Apo një stil i tillë i të jetuarit ia lehtëson psikologjinë banuesit, duke mos pasur obligimet që mënyra e jetesës paraprake ia ka kërkuar ? Të gjitha ato që i kemi hamendësuar, i janë përshkuar kërkesave të njerëzve të cilët tashmë jetojnë në të tilla lagje dhe atyre që kanë tendenca për të ardhmen. Artikulimi i formave, i qasjeve, hibritizimit të kompleksit, integrimit të natyrës si trajtim “terapeutik “,shtimi i aseteve dhe shërbimeve të nevojshme për ta rritur dhe zgjeruar numrin e banorëve të grupmoshave të ndryshme . Metodat hulumtuese janë bazuar në atë të vrojtimit, analitikës, metodës krahasuese dhe sigurisht intervistat me njerëzit që kanë qenë ndihmesë mjaft e madhe. Me përmbledhjen e këtyre informacioneve është arritur të propozohet një projekt i cili ka tendenca në përmirësimin e performimit të lagjeve urbane në Kosovë.
DOI
10.33107/ubt-etd.2017.678
Recommended Citation
Rushiti, Rezana, "PROJEKTIMI I LAGJES URBANE, SIPAS NJË ARKITEKTURE TË QËNDRUESHME DHE FUNKSIONALE NË KOMUNËN E FERIZAJIT" (2017). Theses and Dissertations. 779.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/779