Date of Award

Fall 9-2017

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Computer Science

First Advisor

Naim Preniqi

Language

Albanian

Abstract

Teknologjia prej vitit në vitë e ka ndryshuar jetën e njeriut, duke e bërë më të lehtë punën dhe jetën në përgjithësi. Duke marr parasysh vitet e shkuara që teknologjia nuk kishte qënë e zhvilluar edhe punët në të gjitha sferat kanë pasur vështërsi të mëdha, duke e krahasuar në ditët e sotme, zhvillimi teknologjik po na mundëson punë më të lehtë në çdo aspekst edhe në çdo sfer të jetës. Tashmë teknologjia është bërë mjeti ynë i informacionit, i argetimit, i sigurisë, i shëndetit, pra në një fare mënyre mbulon të gjitha sferat më të rëndësishme të jetës. Kemi shumë zhvillime teknologjike që sot janë pjesë e pandashme e jetës sonë si p.sh. kompjuterët, telefonat e menqur, paisjet e ndryshme elektronike, zhvillimi i teknologjisë në fushën e mjekësis e shumë ndryshime tjera dita e ditës që po na i sjellë teknologjia, në vitet e fundit edhe rëndesia e programimit ka fituar vemëndje të madhe. Kohëve te fundit, njerëzimi ka filluar të kuptojë se sa programimi është esencial, sidomos për gjeneratat e reja. Kështu që popullariteti i programimit ka bërë të zhvillohen platforma të ndryshme në mënyrë që programimi të bëhët realitet shpejtë dhe lehtë, duke përdorur standardet moderne të kodimi. Më përdorimin e këtyre platformave, arrihet menaxhim i kohës, zvogëlohet sasia e kodit të kërkuar për ndërtimin e aplikacioneve të mëdha dhe komplekse të cilat mund të rrisin shpejtësinë e përgjithshme të zhvillimit dhe të ulin kostot e zhvillimit, arrihet organizimi i file-ave, aplikacione të shkallëzuara si dhe sigurojnë besueshmëri dhe siguri të lartë.

Objektivi kryesor i këtij punimi është krahasimi i platformës Laravel dhe platformës ASP .NET, platforma të cilat në ditët e sotit janë mjaftë të popullarizuara për shkak që ofrojnë zhvillim të shpejtë dhe të sigurt, performancë me të mirë, organizim dhe menaxhim të sigurt dhe të besueshëm të aplikacioneve, përparësi në zhvillim dhe dizajnim, mundësi për zhvillimin e uebsiteve të kategorive të ndryshme, detaje të cilët janë shqyrtuar dhe krahasuar gjatë analizës dhe përpilimit të këtij punimi duke filluar nga historiku e deri tek aspektet që duhet të fokusohemi për zgjedhjen e një platforme. Përgaditja e këtij punimi është bërë duke duke u bazuar në literaturën e lexuar si dhe hulumtimet në internet - uebsite që ofrojnë rezultate nga krahasimi i këtyre platformave si dhe artikuj dhe pytësor të ndryshme.

DOI

10.33107/ubt-etd.2017.1556

Share

COinS