Date of Award
Summer 6-2017
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Computer Science
First Advisor
Blerton Abazi
Second Advisor
Lavdim Menxhiqi
Language
Albanian
Abstract
Qëllimi kryesor i kësaj teme diplome është rritja e njohurive në lidhje me tregtinë elektronike dhe impaktin e tyre pozitiv për bizneset e orientuara drejt saj. Mungesa e tregjeve të brendshme të shitjes e ndihmuar edhe nga kriza ekonomike i ka shtyrë bizneset që zhvillojnë aktivitet botërore drejt një alternative të re të të bërit biznes: të tentojnë përdorimin e tregtisë virtuale. Gjithashtu, krijimi i besimit mbetet një nga faktorët kryesorë që ndikojnë në suksesin e modelit virtual të tregtisë. Qysh nga shfaqja më e hershme e saj e deri më sot tregtia elektronike ka evoluar dhe është zhvilluar shumë. Shpikja e internetit (www), të sistemit të shkëmbimit të të dhënave në mënyrë elektronike (EDI) dhe sistemit të transferimit të fondeve në mënyrë elektronike (EFT) kanë sjellë aplikim gjithnjë e më të lartë të tregtisë virtuale dhe kanë rritur besueshmërinë dhe garancinë në këtë formë tregtie. Sot, tregtia elektronike konsiderohet si një ndër mënyrat më fitimprurëse të realizimit të tregtisë duke eleminuar barrierat kufitare midis shtetëve.
Në fillim të punimit do të bëhet fjalë për historinë e tregtisë elektronike. Pastaj do të flasim për llojet e tregtisë elektronike, problemet dhe avantazhet, si dhe metodat e saj. Gjithashtu do të flasim edhe për përshkrimin në detaje se si funksionon ky lloj i tregtisë elektronike në bazë të një shembulli praktik të online shop. Si dhe do të tregohen veq e veq se çka është b2b, b2c, c2c dhe m-tregtia. Gjithashtu do të krahasohet sistemi Aliexpres dhe sistemi i Asos-it. Fundi i punimit do të përfshijë përfundimin si dhe referencat e përdorura në këtë punim.
DOI
10.33107/ubt-etd.2017.1591
Recommended Citation
Bejtullahu, Vegim, "Ndikimi i tregtisë elektronike në biznes: Zhvillimi dhe krahasimi i web aplikacionit e-commerce me aplikacionet ekzituese" (2017). Theses and Dissertations. 1342.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1342