Date of Award

Spring 5-2019

Document Type

Thesis

Department

Journalism, Media and Communication

First Advisor

Gjylie Rexha

Language

Albanian

Abstract

Ky punim trajton mënyrat e komunikimit të mediave me audiencat e tyre, përmes fotografisë. Si mjet dhe formë shprehëse e komunikimit, fotografia arrin që të tërheqë vëmendjen dhe të ndikojë në krijimin e opinionit për ngjarjet për të cilat raportojnë mediat e shkruara. Ajo nuk është vetëm mjet shoqërues i tekstit, por njëri nga elementët kryesorë përbërës të strukturës së mesazhit që përcjellë përmbajtja mediatike tek qytetarët. Në këtë kontekst, fokusi specifikisht do të jetë tek shtjellimi i aspektit teorik, që nga sqarimi i nocionit të fotografisë në media dhe historikut të saj, deri tek analizimi i rasteve konkrete të ndikimit të fotografive nga ngjarje të rëndësishme, në realitete të ndryshme politike dhe kulturore. Ndikimi dhe roli i fotografisë bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm, sidomos në periudhën kur audiencat kërkojnë sa më shumë informacion përmes teksteve gjithnjë e më të shkurtra. Fotografia në raste të tilla sjell imazhet e gjalla të ndodhive e dukurive, të cilat shpeshherë tregojnë realitetin pa e thënë as edhe një fjalë të vetme.

DOI

10.33107/ubt-etd.2019.118

Included in

Communication Commons

Share

COinS