Date of Award
Summer 6-2019
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Architecture and Spatial Planning
Language
Albanian
Abstract
Rëndësia e projektimit të një stacioni të trenit! Transporti publik është një faktor i rëndësishëm kontribues për qëndrueshmërinë urbane. Transporti publik ndihmon në reduktimin e kohës të trafikut, rrit mundësinë e punësimit, ul kostot e biznesit, ndihmon në uljen e kostos së jetesës dhe rrit produktivitetin e biznesit. Redukton ndotjen e dëmshme dhe përmirëson cilësinë e ajrit. - Treni është pjesë e rëndësishme e transportit publik qysh nga shekulli I XIX-të. Kur u ndërtua lokomotiva e pare me avull, njerëzit druheshin nga shpejtësia e saj (rreth 80 km/orë), pasi që në atë kohë transporti më i shpejtë ishte me karroca të tërhequra me kuaj, por deri në gjysmën e shekullit XIX-të, njerëzimi i pa benefitet e trenave. Udhëtimi ishte i lirë, tani qytetet ishin më afër, trasportimi i mallrave dhe i njerëzve u bë i lehtë dhe i shpejtë. Shumë qytete të reja filluan te rriteshin përgjatë hekurudhave të trenit, dhe mund te themi se kontribuan ne zhvillimin e bizneseve dhe tregtisë. - Edhe sot stacionet e trenave kontribojnë miliona euro në vit për ekonomitë lokale dhe krijojnë dhjetera mijëra vende pune, drejtëpërdrejtë ose tërthorazi. - Stacionet e trenave luajnë një rol të konsiderueshëm në zhvillimin ekonomik dhe atë social të qyteteve. Stacionet e trenave në kohët modern nuk janë më vetëm pikë grumbullimi për pritjen e trenit, ato sot janë objekte të cilat ofrojnë lloj-lloj shërbimesh. Ato paraqesin një nder investimet më të medha të një qyteti dhe rajoni. - Arsyeja e zgjedhjes së kësaj teme ka qenë dëshira për të krijuar një stacion modern të trenit në qytetin e Pejës, për të elaboruar ndryshimet ekonomike dhe sociale që do të sillte me renovimin e objektit aktual egzistues, dhe me ndërlidhjen e të gjitha qyteve të Kosovës dhe rajonin me qytetin e Pejës. -Pozicionimi i këtij projekt-propozimi është menduar të jetë pranë atij egzistues, pra në periferi të qytetit të Pejës.
DOI
10.33107/ubt-etd.2019.747
Recommended Citation
Radavci, Diellza, "STACIONI I TRENIT NË PEJË" (2019). Theses and Dissertations. 788.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/788