Date of Award

Fall 9-2019

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Management, Business and Economics

First Advisor

Mentor Geci

Language

Albanian

Abstract

Ky hulumtim shkencor është mbështetur në Raportin Botëror të Lumturisë, dhe shumica e të dhënave janë marrë nga ky raport. Variablat e përdorura për t’i shpjeguar arsyjet e arritjes së satisfaksionit, mirëqenies dhe lumturisë në jetë janë: të hyrat për kokë banori, mbështetja sociale, pritshmëritë e një jete të shëndetshme, liria për vendimarrje, sjellja bujare dhe niveli i ulët i korrupsionit në vend.

Punimi aktual fokusohet dhe argumenton se GDP për kokë banori është larg një treguesi të duhur të mirëqenies njerëzore, dhe se përdorimi i saj i papërshtatshëm mund të rezultojë në vendime të gabuara të politikave. Punimi ekzaminon qasje të ndryshme për matjen e mirëqenies subjektive dhe mirëqenies sociale që janë zhvilluar si alternativa të GDP-së. Më tej diskutohet për lidhjet e këtyre qasjeve me teorinë ekonomike dhe bëhet krahasimi i progresit të mirëqenies dhe cilësisë se jetës së njerëzve.

Në përfundim sugjerohet që të bëhet zhvendosja e vëmendjes nga matja e rezultatit ekonomik në matjen e mirëqenies së përgjithshme njerëzore.

Këto sisteme plotësojnë indekin tradicional financiar me grupin e indikatorëve të cilësisë së jetës, duke u bazuar tek matja e qëndrueshmërisë, mirëqenies sociale dhe asaj subjektive.

DOI

10.33107/ubt-etd.2019.1824

Included in

Business Commons

Share

COinS