Date of Award

Fall 11-2017

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Computer Science

First Advisor

Xhelal Jashari

Language

Albanian

Abstract

Ueb aplikacionet janë bërë pjesë e rëndësishme e bizneseve dhe institucioneve në përgjithësi pasi janë duke mundësuar shkëmbim dhe menaxhim të informacionit nga të gjitha vendet ku do që ndodhemi, rëndësia e ueb aplikacioneve responsive është një mundësi e mirë për tu përshtatur pajisjeve të ndryshme. Qëllimi i këtij studimi është të ofrojmë njohuri shtesë rreth praktikimit të këtyre aplikacioneve nga institucionet e arsimit të lartë, më saktësisht se si këto ueb aplikacioneve do të mund t’iu ofrojnë studenteve një ambient më të mirë për komunikim me njeri tjetrin e deri tek menaxhimi më i mirë i qendrave të karrierës ku do të krijohej një ndërlidhje e biznesit me studentet, e po ashtu qendrat e karrierës do të kryejnë funksionin e tyre të plotë. Gjatë këtij studimi kemi treguar që përdorimi i ueb aplikacioneve është nevojë e bizneseve në ditët e sotme, dhe se siguria është aspekt tepër i rëndësishëm në këto aplikacione.

Për menaxhimin sa më efikas të qendrave të karrierës në institucionet e arsimit të lartë kemi bërë zhvillimin e ueb aplikacionit “UBT CAMPUS”, sistem ky i cili mundëson që në formë dinamike dhe në përshtatshmëri me të gjitha pajisjet të kemi ndërlidhjen e studenteve, kompanive dhe qendrave të karrierës.

Pas zhvillimit të ueb aplikacionit për të qenë më të sigurt kemi bërë edhe testimin rreth sjelljes dhe përformancës së ueb aplikacionit në mënyrë që të ofrojmë një zgjidhje optimale dhe të sigurt.

DOI

10.33107/ubt-etd.2017.1551

Share

COinS