KRIMET KIBERNETIKE DHE MASAT PREVENTIVE
Date of Award
Spring 5-2017
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Computer Science
First Advisor
Blerton Abazi
Language
Albanian
Abstract
Në këtë hulumtim është shtjelluar tema e krimeve kibernetike dhe masave mbrojtëse që aplikohen kundra tyre sepse sipas statistikave të nxerra nga institucione anti krimeve kibernetike rreziku më i madh i kohrave të sotme është rreziku nga individ keqbërës të cilët për interesa personale, kombëtare shkaktojnë trazira në kompjuter personal, rrjete kompjuterike të bizneseve, kompanive të ndryshme, institucioneve qeveritare e shtetërore duke përdorur njohuritë e tyre programuese të cilat i vëjne në funksion për të keq. Më pas janë shtjelluar disa nga rastet e shumta të vjedhjeve milonash dhe rasti më i madh kibernetik me që rast u vjedhën rreth 1 bilion $ na bënë të kuptojmë që lufta kibernetike është një pikë në të cilën duhet të fokusohemi jashtë mase duke ditur se tregu i teknologjisë informative pëson një rritje të madhe vit pas viti dhe nevoja për të apasionuar pas mbrojtjes nga krimet kibernetike duhet të jetë po e tillë. Një larmi mjaft e zhvilluar në botë pa të cilën gjithqka do përfundonte në kolaps është Cyber Security apo e ashtuquajtur Forenzika kompjuterike. Me tutje paraqiten të studiuara llojet e krimeve kibernetike dhe dëmet e mundshme të cilat mund të jenë evidente si pasojë e jo sigurisë, edhe si individ të thjeshtë duhet të kemi kujdes ndaj krimeve kibernetike por ajo që kshillohet është përdorimi i disa metodave dhe mundësive që na ofrohen. Të cekura në punimin janë disa nga mënyrat e sigurimit që duhet të aplikojmë duke përfshirë këtu, ruajtjen e të dhënave me backup-a, përdorimi i fjalëkalimeve të vështira poashtu edhe softuer e paisje të cilat na mbrojnë shumë nga krime të tilla.
Poashtu në punim njoftoheni rreth menaxhimt të kërcenimeve që vazhdojn të jenë top prioritet ku më e rëndësishme është që profesionistat e sigurisë të kuptojnë funksionalitetin e intrusion detection dhe prevention sistemeve për të ndërrmarë vendime të mira. Përfundimisht vlen të konkludohet se nevoja më e madhe e kompanive të sotme është punësimi i profesionistëve të apasionuar pas sigurisë dhe teknologjive që e ofrojne atë, pasiqë humbjet që mund të shkaktohen nga pakujdesi dhe gabime të ndryshme mund të jenë shumë të mëdha dhe të pa evitueshme.
DOI
10.33107/ubt-etd.2017.1567
Recommended Citation
Canolli, Florid, "KRIMET KIBERNETIKE DHE MASAT PREVENTIVE" (2017). Theses and Dissertations. 1312.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1312