Date of Award

Winter 12-2016

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Computer Science

First Advisor

Blerton Abazi

Language

Albanian

Abstract

Viteve të fundit, temat e nivelit bachelor po ballafaqohen me një nga trendet më të mëdha në botën e rrjetave kompjuterike duke zgjuar poashtu edhe interesimin tim për të studiuar dhe punuar këtë temë aktuale por duke marr në shqyrtim zbatimin e Multiprotocol Label Switching-Virtual Private Network dhe Siguria të cilës në vazhdim të këtij punimi do t’i referohemi si (MPLS VPN).

Objektivi kryesor i këtij punimi është të kuptuarit e teknologjisë MPLS VPN përmes përkufizimit të kësaj teknologjie, si dhe paraqitjes së një skenario ku shqyrtohen protokolle të ndryshme të komunikimit. Shumica e ofruesve të shërbimeve (angl. ISP) që në rrjetën e tyre përdorin teknologjinë MPLS VPN janë duke i lidhur rrjetat e tyre me rrjetat MPLS VPN të ofruesve të shërbimeve të tjerë në mënyrë që të lehtësojnë operimin në rrjetën e tyre.

MPLS sot është një nga teknologjitë kyqe të ofruesve të shërbimeve IP të cilat përdorin lidhje nga distanca. Kjo për shkak të shumë përparësive të cilat i ofron kjo teknologji, siç janë: përshkallëzimi (angl. Scalability) i gjërësisë së brezit (angl. Bandwidth), pastaj ndarjen e rrjeti më të madh në rrjeta të vogla e cila është tejet e nevojshme në rrjetat e korporatave të mëdha, ku infrastruktura e përbashkët e teknologjisë informative duhet të mundësojë ndarjen në rrjeta të vogla për secilin departament.

DOI

10.33107/ubt-etd.2017.1565

Share

COinS