Date of Award

Summer 6-2016

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Management, Business and Economics

First Advisor

Ylber Limani

Language

Albanian

Abstract

Në këtë punim diplome tregohet për shitësit online, që përdorin Facebook-un si mjet marketingu për rritjen e shitjeve të tyre. Më konkretisht, shohim se koorporatat si Facebook kanë një ndikim pozitiv në rritjen e shitjeve. Ky studim do të përdorët për të vlersuar karakteristikat e ndryshme, të cilat do të përdorën gjatë bërjes së marketingut nëpërmjet Facebook-ut, në mënyrë që të dallojmë se cilat prej tyre janë më efektive.

Pjesa kryesore e këtij studimi përbëhet nga një anketë që i është shpërndarë një numri shitësish online, të cilët shesin lloje të ndryshme të veshjeve. Nga të dhënat që morëm u analizua në mënyrë statistikore, se disa iniciativa të marketingut në Facebook tregojnë efektshmëri më shumë se disa të tjera. Gjithashtu u analizuan edhe gjetjet nga kjo anketë, duke përdorur kërkimet dhe teoritë e marketingut, të cilat janë përdorur më parë në mardhëniet në mes rrjeteve sociale dhe marketingut.

Ajo që është gjetur në këtë studim, është një praktikë, e cila është e përbërë nga 4 elemente të kombinuara, të marketingut, të Facebook-ut që duket se është mënyra më efikase e përdorimit të rrjetit social për të rritur shitjet. Kjo praktik është emruar si “lidhja e konsumatorit” dhe është e përbërë nga këto 4 aktivitete vijuese:

Postimi i pyetjeve dhe konkurseve në faqën e kompanisë

Postimi i përmbajtjes së re në faqen e kompanisë

Të qenit aktiv në përgjegjjet e postimeve në Facebook

Publikimi i materialeve përjashtuese dhe marrveshjeve të kompanisë në faqen e ndjekësve të Facebook-ut

Studimet kanë treguar se kompanitë, të cilat vazhdimisht i përdorin këto 4 praktika së bashku, janë ato tek të cilat është parë rritja më e madhe e shitjeve të arritura nga iniciativat e marketungut të Facebook-ut.

Ky studim gjithashtu ka treguar se, dy elementet e marketingut të Facebook-ut, të cilat duken të jenë më të dobishmet në rritjen e shitjeve janë:

Postimi i vazhdueshëm i përmbajtjeve të mira në faqën e kompanisë

Përgjigjjet në mënyrë aktive të komenteve ndaj postimeve të konsumatorëve

DOI

10.33107/ubt-etd.2016.999

Included in

Business Commons

Share

COinS