Date of Award
Summer 7-2016
Document Type
Thesis
Degree Name
Master of Management (MM)
Department
Management, Business and Economics
First Advisor
Nehat Ramadani
Language
Albanian
Abstract
Sektori financiar, sot është një nga sektorët më stabil dhe më të suksesshëm në vendin tonë. Prandaj, duke marrë për bazë nivelin e lartë të qëndrueshmërisë është hulumtuar marrëdhënia ndërmjet kompenzimit, performancës dhe motivimit të punonjësve në sektorin financiar.
Në këtë studim është përdorur metoda kualitative dhe kuantitative, përmes së cilës janë vërejtur faktorët kryesor të cilët punonjësit e sektorit financiar i kanë kushtuar rëndësi më të madhe, si ndikimin e nivelit të kompenzimit në motivimin e punonjësve, ndikimin e përcaktimit të drejtë të kompenzimit në motivimin e tyre, ndikimin e raporteve me kolegët dhe mbikëqyrësin në motivim, ndikimin e përshtatjes së orarit aktual të punës në motivim dhe performancë, ndikimin e përcaktimit të kritereve të vlerësimit të performancës në mënyrë të njëanshme nga menaxhmenti në motivim, ndikimin e nivelit të kompenzimit në performancë, ndikimin e implementimit të kompenzimi për punën jashtë orarit në motivim dhe performancë, ndikimin e sistemit të shpërblimit për sukseset e arritura në performancë etj.
Si instrument për mbledhjen e të dhënave janë përdorur pyetësor të përpiluar në formë të pyetjeve të mbyllura dhe të hapura, në gjuhën shqipe. Për zhvillimin e intervistave janë përzgjedhur 150 punonjës të sektorit financiar në Kosovë. Hulumtimi është shtrier në shtatë qytete të Kosovës, respektivisht në institucionet financiare të Kosovës dhe departamentet e financave të institucioneve publike dhe të tjera.
DOI
10.33107/ubt-etd.2016.2819
Recommended Citation
Bunjaku, Kaltrina, "MARRËDHËNIA NDËRMJET KOMPENZIMIT, PERFORMANCËS DHE MOTIVIMIT NË SEKTORIN FINANCIAR" (2016). Theses and Dissertations. 2318.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/2318