Date of Award

Winter 2-2017

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Computer Science

First Advisor

Blerton Abazi

Language

Albanian

Abstract

Ky punim synon të gjej çështjet që mundë të ndikojnë në sigurimin e rrjeteve mobile Ad-Hoc. Një rrjetë mobile Ad-Hoc(Manet) është një rrjetë pa tela që përdorë routimin multi-hop peer-to-peer në vend të infrastrukturës së rrjetës statike për të siguruar lidhjen në rrjetë. Ad-Hocnetwork janë rrjete celulare wireless që nuk kanë rutera statik mirepo jane disa nyje të caktuara te cilat veprojnë si ruter dhe e përcjellin trafikun nga nyjet e tjera.

Duke pas parasyshë që nyjet në një manet janë shumë të lëvizshme, dhe ndryshimet në topologji janë të shpeshta prandaj nyjet ne keto rrjeta janë të lidhura në mënyrë arbitrare.

Për të bere ndryshim në topologji nevojiten algoritme speciale te rutimit. Për rrjetat relativisht të vogla protokollet e sheshta të rutimit mund të jene të mjaftueshme.

Megjithatë, në rrjetat më të mëdha ose hierarkike ose gjeografike protokolet e rutimit janë gjithsesi të nevojshme. Nuk ka asnjë protokoll të vetem që i përshtatet të gjitha rrjeteve në menyrë perfekte. Protokollet duhet të jenë të zgjedhura sipas karakteristikave të rrjetit, të tilla si densiteti, madhësia dhe lëvizshmërisë së nyjave. Për funksionimin e këtyre rrjetave eshte mjaftë e rëndësishme të diskutohen çështjet e sigurisë dhe zgjidhjet e tyre aktuale në manet. Në ditët e sotme egzistonë një numer i madhë i paisjeve gjenerike që ofrojnë siguri për organizata të ndryshme si dhe për përdoruesit individual të cilat perfshijnë Anti-Spam, Anti-Virus etj, prandaj çështja e sigurisë së rrjetit është çeshtje mjaft e rëndesishme edhe për rrjetat manet sepse ka kërcënime të shumta të sigurisë që prishin zhvillimin e saj. Siguria në Manet është një prej pikave kryesore veqanerisht me madhesinë dhe komplexitetin e rrjetit. Këto rrjeta kanë sulme të shumta të cilat pengojnë në zhvillimin e saj. Se pari duhet analizuar dobësitë kryesore në rrjetet mobile Ad-Hoc, të cilat e kanë bërë atë shumë më të lehtë të pësojë nga sulmet sesa në rrjetin tradicionalë me tela, pastaj për kriteret e sigurise në Ad-Hocmobile dhe llojet e sulmeve më kryesore aktuale që egzistojnë.

DOI

10.33107/ubt-etd.2017.1561

Share

COinS