Date of Award
Winter 2-2017
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Management, Business and Economics
First Advisor
Sejdi Xhemaili
Language
Albanian
Abstract
Në ekonominë e tregut ndërmarrjet e shumta prodhojnë produkte të llojeve të ndryshme me sasi të mëdha që shpeshëherë përmbushin nevojat identike. Produktet e tilla veqohen me brend. Një brend prezanton një produkt apo shërbim, dimensionet e të cilit ndryshojnë nga produktet apo shërbimet e tjera. Këto ndryshime mund të jenë funksionale, racionale, ose të prekshme – referuar performancës së produktit të atij brendi. Ndryshimet gjithashtu mund të jenë simbolike, emocionale, ose të paprekshme – referuar në atë se çka prezanton ai brend. Gjithë këto diferencime të produkteve të llojit të njëjtë por me brendim të ndryshëm përcillen tek konsumator. Konsumatori luan rol kyç në dhënien e një kuptimi, forme, përceptimi të një brendi ku rrjedhimisht do të formohet një mendim pozitiv apo negativ për atë brend. Konsumatori është ai person i cili cdo ditë vihet përballë një mori alternativash kur bën blerjet ushqimore në market. Por si reagon ai para këtyre alternativash dhe kush janë ata faktorë të cilët do të ndikojnë tek ai për vendimarrje, i shqyrton në këtë punim pyetja hulumtuese.
Në hulumtimet e bëra më herët është parë se mungojnë të dhëna kuantitative rreth faktorëve të jashtëm dhe të brendshëm se si ndikojnë këta faktorë tek vendimarrja blerëse e një konsumatori. Andaj pas shqyrtimit të pyetjes hulumtuese dhe rezultateve të pritura si qasje hulumtuese është përdorur metoda kuantitative. Për të arritur rezultatet e nevojshme si metodë e mbledhjes së të dhënave është përdorur pyetësori. Janë anketuar njëqind persona të moshave të ndryshme, ndërsa mbledhja e këtyre anketave është bërë për një periudhë kohore për rreth tre javë.
Përmes pyetësorit të parashtruar të anketuarit kanë pasur mundësi të përgjigjen përmes alternativave të ofruara, rezultatet e fituara do të tregojnë në përqindje se cilët faktorë influencojnë më shumë sjelljen konsumatore rreth vendimarrjes për blerjen e brendeve.
DOI
10.33107/ubt-etd.2017.1097
Recommended Citation
Osmani, Yllza, "SI NDIKON BRENDI I PRODUKTEVE USHQIMORE NË SJELLJEN E KONSUMATORIT" (2017). Theses and Dissertations. 1508.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1508