Date of Award

Winter 1-2017

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Computer Science

First Advisor

Blerton Abazi

Language

Albanian

Abstract

Në qdo ndërrmarrje është e rëndësishme që shërbimet të cilat I ofron të jenë të një kualiteti të lartë,mirpo cilësia e shërbimeve të ofruara nga një rrjete varet nga shumë faktorë.Një ndërë faktorët më të rëndsishëm është teknologjia e cila përdoret për komounikimin ndërmjett pikave të asaj kompanie dhe paisjet që përdoren për të ndërtuar atë rrjetë të komunikimit. Megjithëse prodhuesit e pajisjeve të TI-së vazhdimisht ofrojnë zgjidhje të ndryshme për të rritur cilësinë e ofrimit të shërbimeve përmes TI-së. Është e pamundshme që me hovin që ka teknologjia informative ditëve të sotme, një organizatë të furnizohet në vazhdimësi me çdo pajisje të re që ofrojnë prodhuesit e tyre. Ajo që është në fokus edhe në këtë punim është pikërisht adresimi i mundësive që ofrojnë prodhuesit e njohur botërorë të TI-së për trajtimin e informatave që rrjedhin në rrjetë, gjithnjë duke i bërë ato të sillen në mënyrën që i përshtaten kërkesave të organizatës dhe menaxhimin e rrjedhës së këtyre informatave. Pra rrjedha e tyre të jetë në atë mënyrë që do të rritej cilësia e shërbimeve që ofron kjo infrastrukturë bazuar në burimet aktuale.

Metodat e përdorura për trajtimin e informatave në ruterë, e që i përshtaten aktualisht një korporate të madhësise së mesme janë ato të rekomanduara nga CISCO për klasifikimin e informatave (shembull në bazë të ueb-faqeve ose hostave) përmes NBAR(Network-Based Application Recognition) i cili njëkohësisht mund të përdoret edhe për identifikimin e informatave të padëshiruara si dhe ato të dëmshme (virus, krimba). Cilësia e shërbimeve e një infrastrukture pa tjetër përfshinë edhe ndërtimin e një ambienti i cili krijon një nivel të lartë dhe të sigurt të qasjes në resurset e rrjetës siç është protokolli i rekomanduar nga Microsoft NAP.

Po ashtu në këtë punim janë përfshirë edhe ndryshimet që do të duhet të bëhen në infrastrukturën aktuale te SM-së që ti përshtatet nevojave të kohës dhe kërkesave që ka nevojë një korporatë të madhësise së mesme.

Duke i pas parasysh të gjitha keto elemente më lart, në këtë punim është bërë analiza e një procesi të punës duke i perfshirë dobësit dhe përparsite që ka një korporatë e madhësis së mesme, theks të veçant gjejnë elementet e sigurisë të cilat paraqesin bazen e një infrastrukture të rrjetës në lokacione logjike siq e kemi infrastrukturen e SM-së. Në bazë të kësaj analize janë shqyrtuar mundësit ekzistuese që kishin me pase efekt në ndryshim dhe përmirësim të procesit të punës. Gjithashtu janë paraparë projekte që do të implemtohen në të ardhemen të cilat janë esenciale për çdo korporatë e cilës do madhësi.

DOI

10.33107/ubt-etd.2017.1590

Share

COinS