Date of Award
Winter 12-2017
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Architecture and Spatial Planning
First Advisor
Banush Shyqeriu
Language
Albanian
Abstract
“The mission of an architect is to help people understand how to make life more beautiful, the world a better one for living in, and to give reason, rhyme, and meaning to life.” Të krijosh do të thotë të vendosësh diçka në kohë dhe hapësirë, diçka të re e cila padyshim se do të ketë impakt në botë, e këtu dallon krijimi tek impakti ose ndikimi të cilin mund t’a ketë në kohë dhe hapësirë. Ndikimi që arkitektura ka në jetën e njerëzve në hapësirën në të cilën ata jetojnë dhe veprojnë është shumë i madh. Përveç ndikimit vizual e funksional ky ndikim bartet edhe në pjesën më të rëndësishme atë humane, mendorë dhe psikologjike. Zhvillimi i objekteve të cilat qëllim kryesor e kanë ikjen nga jeta e përditshme, zhvillimin e jetesës në një lokacion larg nga struktura e qyteteve, një oaze gjelbërimi vend të aventurave utopike, është padyshim një sfidë mirëpo kjo është çka njeriu i sotëm i shekullit 21 ka nevojë e sidomos fëmijët të cilët rriten në një ambient të zymtë, të diktuar se ku do të shkojnë, si të lëvizin, si të vishen, si të jetojnë. Ky projekt ka për qëllim krijimin e sa më shumë hapësirave të cilat e zhvillojnë imagjinatën e fëmijëve duke e mundësuar eksplorimin e natyrës nga vet ata. Pasi që lokacioni është një ndër vendet e pa këta të cilat kanë atribute për zhvillim të ngjashëm ne kemi menduar se edhe zhvillimi i këtij projekti nuk do të shkatërronte lokacionin, sa më shumë do të ruante atë si gjatë ndërtimit ashtu edhe gjatë jetës së objekteve. Për këtë arsye ne kemi zgjedhur sistemin e parafabrikimit si sistem ekologjik i konstruksioneve i cili ka kosto të ulët, montohet lehtë, dhe prodhohet nga materiale ekologjike natyrore të cilat nuk e dëmtojnë ambientin. 4
Ky lokacion do të jetë edhe revitalizim i funksioneve të mëhershme duke e kthyer në jetë një periudhë për të cilën banorët dhe shfrytëzuesit e kampit të mëhershëm kanë nostalgji. Një sfidë tjetër është edhe zhvillimi i punës grupore, në arkitekturë për shkak të vëllimit të madh të punës dhe prapavisë së madhe të cilën duhet ta ketë një arkitekt për zhvillimin e çfarëdo ndërtese ose tipologjie, është më e arsyeshme puna në grup e cila të zhvillon jo vetëm si arkitekt por edhe si person akademik.
DOI
10.33107/ubt-etd.2017.635
Recommended Citation
Tetaj, Dardan and Zekaj, Enkelejda, "ECO-RESORT-REVITALIZMI I KAMPIT TË FËMIJËVE DHE ZHVILLIMI I OBJEKTEVE ME SISTEM TË PARAFABRIKUAR" (2017). Theses and Dissertations. 632.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/632