Date of Award

Fall 9-2017

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Computer Science

First Advisor

Besnik Qehaja

Language

Albanian

Abstract

World Wide Web-i është shndërruar në një bashkësi shumë të madhe të dhënash të ndërlidhura. Kjo “magazinë” të dhënash është një entitet dinamik dhe sasia e informacionit që ajo ofron, pëson një rritje eksponenciale. Informacioni paraqitet në formën e imazheve, tekstit, videove, audiove, kështu që procesi i kërkimit dhe gjetjës së informacionit të duhur, në mes të gjithë dokumentave që shfaqën, nuk është gjithnjë aq i thjeshtë sa duket. Ne kemi nevojë për teknika dhe mjete që të na e lehtësojnë dhe shpejtojnë këtë process, duke përmbushur kështu qëllimin e kërkimit.

Ndërkohë, web shërbimet janë një mënyrë efektive për komunikim dhe ndërveprim midis platformave të ndryshme dhe në vitët e fundit po përdorën gjithnjë e më shumë për shkëmbimin e informacioneve nga një subjekt ofrues në një subjekt përfitues të shërbimit. Web shërbimet janë të pavarura prej sistemeve operative dhe gjuhëve programuese, mundsojnë që aplikacionet të shkëmbejnë të dhëna dhe janë një teknologji e re që mundsojnë qasjen e funksioneve në largësi përmes internetit.

Web shërbimet kryejnë funksione, të cilat mund të jenë çdo gjë nga kërkesat e thjeshta deri tek ato procese biznesore të komplikuara. Qasja në internet nga paisjet mobile është bërë e nevojshme për shumë biznese dhe aktivitete të ndryshme profesionale. Shumë kompani dhe organizata të ndryshme kanë web faqe dhe web shërbime të publikuara në internet për komunikim me klientëte tyre që mund të jenë nga cila do anë e botës. Këto web faqe dhe web shërbime, kryesisht janë të zhvilluara për t’ju qasur nga kompjuterët,

kurse sot është e nevojshme që këtyre web faqeve dhe web shërbimeve tu qasemi edhe perms paisjeve mobile.

Në këtë punim prezantohet se cka janë web shërbimet, arkitektura e web shërbimeve, konsumimi i tyre në platformën mobile dhe siguria e tyre.

DOI

10.33107/ubt-etd.2017.1588

Share

COinS