Date of Award
Fall 10-2017
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
First Advisor
Muhamet Ahmeti
Language
Albanian
Abstract
Siguria dhe shëndeti në ambientet e punës vazhdon të jetë një nga temat kryesore të kronikës, duke n’a sjellë në vëmendje rëndësinë e respektimit të normave të sigurisë dhe informimin profesional të punëmarrësve, për të shmangur me efikasitet incidentet e mundshme që mund t’i kanosen atyre gjatë ushtrimit të detyrës.
Siguria dhe Shëndeti në Punë është komponent i rëndësishëm i mbrojtjes sociale të punonjësve kundër aspekteve negative të punës, aksidenteve në punë dhe sëmundjeve profesionale, përmirëson kënaqësinë në punë dhe fuqizon funksionimin e tregut të punës dhe cilësinë e kapitalit njerëzor. Nga ana tjetër, standardet e dobëta të sigurisë dhe shëndetit në punë, lëndimet në punë, aksidentet me vdekje dhe sëmundjet profesionale shkaktojnë një barrë të rëndë për ekonominë kombëtare për shkak të pagesave nga skema e sigurimeve shoqërore, shpenzimeve spitalore, rikualifikimit dhe zëvendësimit të punëmarrësve dhe humbjes së produktivitetit. në përgjithësi SShp përkufizohet si shkenca e parashikimit, njohjes, vlerësimit dhe kontrollit të risqeve që burojnë në ose nga vendi i punës i cili mund të dëmtojë shëndetin dhe mirëqenien e punëmarrësve, duke patur parasysh edhe impaktin e mundshëm në komunitetet fqinjë dhe në mjedisin e përgjithshëm.
Ne pjesën e parë të këtij punimi janë paraqitur rregulloret dhe kushtet e pergjithshme të sigurisë në punë. Pra, duke filluar nga hapësira punuese, veglat e punës, emelemntet dhe pajisjet për siguri në punë.
Dukë vazhduar me pjesën tjetër ku janë dhënë direktivat e Bashkimi Europian për sigurinë në punë në sektorin e ndërtimit. Këtyrë direktivave i’u janë bashkëngjitur edhe shtojca mbi sigurinë në punë.
Në vazhdim paraqitet respektimi i direktivave të BE për siguri në punë në Kosovë ku bëhen krahasime me shtetin fqinj Maqedoninë. Krahasimet bëhen ne pjesën e inspektimeve në mes të këtyre dy vendeve si dhe në pjesën e lëndimeve dhe vdekjeve ne sektorin e ndërtimit në të dy vendet.
DOI
10.33107/ubt-etd.2017.410
Recommended Citation
Shabani, Shkëmb, "BAZA LIGJORE DHE DIREKTIVAT E BE PËR SIGURINË NË PUNË NË SEKTORIN E NDËRTIMIT, APLIKIMI I TYRE NË KOSOVË" (2017). Theses and Dissertations. 428.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/428