Date of Award

Summer 6-2017

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Management, Business and Economics

First Advisor

Feim Brava

Language

Albanian

Abstract

Ekonomia e Kosovës është zhilluar kryesisht gjatë viteve të 70 si pjesë e ish-republikës federale socialiste të Jugosllavisë.Kosova është e njohur kryesisht me pasuri minerale nëntokësore, thëngjill, nikel, plumb, zing, argjend, ari, magnezit dhe zehe të tjera të cilat kanë qenë dhe mbetën të jenë lokomativa bartëse e zhvillimit ekomik të Kosovës. Në të njejtën kohë Kosova ishte mjaftë e zhvilluar me fabrika të tjera përpunuese jo vetëm të metaleve por edhe të tekstilit, gomës etj. Eshtë me rëndësi të theksohet se Kosova ka parametra dhe ambient të mirë për të zhvilluar bujqësinë. Në vitin 1989 fatkeqësisht Serbia ndërhyri në të gjitha organet vendimarrëse udhëheqëse politike dhe ekonomike në Kosovë,me qënrast krijoi probleme të mëdha ekonomike e që i dëmtoi të gjitha ndërrmarjet e Kosovës në zhvilimin dhe avancimin e tyre.Kjo ndërhyrje ishte sistematike edhe nga vitet e mëhershme por në vitin 1989 u suprimuan të gjitha organet e ndërrmarjeve të Kosovës të cilat u zëvendësuan me organe të dhunshme me persona jo profesional në mënyrë të dhunshme nga shteti Serb.Kjo ndërhyrje zgjati deri në qershor të vitit 1999, pasojat gjatë kësaj periudhe ishin të pa-riparueshme për ekonominë e Kosovës me vetë faktin që gjatë kësaj kohe nuk kishte asnjë investim përkundrazi kishte vetëm dëmtim dhe shkatërrim të ndërrmarjeve në përgjithësi.Përvec mungesës të investimeve dhe dëmtimeve të pronave,pasojë e pa-riparueshme mbeti sot e asaj dite mos-pertrirja e punëtorëve,pra duke mos pranuar asnjë punëtor shqiptarë gjatë një periudhe dhjetëvjecare. Këto rrethana të krijuara në periudha të caktuara të ekonomisë në Kosovë nuk ishin shumë të favorshme dhe tërheqëse për tregun e ekonomisë të lirë përkatësishtë për fillimin e privatizimit të ndërrmarjeve shoqërore në Kosovë. Arsyeja ishte shume e qartë por nuk kishte investime kapitale dhe teknologjija kishte përparuar dhe zhvilluar dukshem në raport me Kosoven prandaj asetet e pregaditura për privatizim nuk ishin aq atraktive sepse teknologjija ishte kryesisht e viteve tët 70 dhe gjithashtu ishte teknologji e vendeve socialiste që tani me nuk janë të perdorshme në tregun Europian. Përkundër këtyre vështërsive privatizimi i këtyre ndërrmarjeve ka filluar të bëhet

në vitin 2002 e që vazhdon edhe në ditët e sotme. Ishte e domosdoshme transformimi i pronës shoqërore në atë private dhe nëse vihen parasysh rrethanat e Kosoves në të kaluaren dhe në II të tashmen. Privatizimi në Kosove si proces ka qenë më se i nevojshëm sepse janë hapur rrugët për zhvillimin e ekonomisë të tregut të lirë.

DOI

10.33107/ubt-etd.2017.1084

Included in

Business Commons

Share

COinS