Date of Award
Summer 7-2016
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Computer Science
First Advisor
Naim Preniqi
Language
Albanian
Abstract
Ekzistojnë probleme të ndryshme të asociuara me një uebsajt statik, si për shembull përditësimi i menaxhimit dhe përmbajtjes(management and content update). Për të adresuar këto probleme, një alternativë është përdorimi i Content Management Systems(CMS), siç janë WordPress dhe Joomla. Ky punim përshkruan procesin e përdorimit të këtyre CMS-ëve në një uebsajt statik (proces i njohur si migrimi i sajtit statik në CMS), duke shtuar funksionalitetet të cilat vijnë duke i adresuar kërkesat që vijnë nga një kompani apo klient i caktuar. Në ndërkohë, themes përdoren për të kustomizuar uebsajtin bazuar në po ato kërkesa; pluginsat specifik të WordPress apo Joomla përdoren për të implementuar kërkesa shtesë, për shembull nënmenytë, logimi dhe regjistrimi i përdoruesit, përditësimi i përmbajtjes, integrimi i rrjeteve të ndryshme sociale (p.sh Facebook dhe Twitter), përkrahja nga Rich Site Summary (RSS) . Përveç kësaj, këta CMS ofrojnë zgjidhje të shumë problemeve që shfaqen gjatë zhvillimit, si p.sh konflikti me kompatibilitetin me Internet Explorer (është fjala për kompatibilitet të plotë 100% pa qenë nevoja për të bërë modifikime në kod,në mënyrë që të akomodohet website në browserin e përmendur), pastaj edhe për çështjet e sigurisë (që është shpesh kërkesë kryesore ose atribut kryesor i kualitetit, që vijnë nga ana e klientit).Nga gjithë ky proces i migrimit të një sajti statik në një CMS, ose thjesht nga përdorimi i një CMS, cilido qoftë ai WordPress apo Joomla, rezultati në fund është që këto e lejojnë kompanitë që i përdorin ato jo vetëm që ta menaxhojnë uebsajtin, por edhe të publikojnë përmbajtje të re automatikisht përbrenda rrjeteve të ndryshme sociale online, të ofroj informacion të kustomizuar (sipas preferencave të klientit apo kërkesave të tij) për përdoruesit e regjistruar (duke përdorur cookies) si dhe poashtu lejon web syndication.
DOI
10.33107/ubt-etd.2016.1585
Recommended Citation
Bivolaku, Rinor, "WORDPRESS VS. JOOMLA" (2016). Theses and Dissertations. 1324.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1324