Date of Award
Spring 3-2016
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Architecture and Spatial Planning
First Advisor
Kujtim Elezi
Language
Albanian
Abstract
Të hartosh një punim diplome do të thotë: (1) të përcaktosh saktë temën; (2) të mbledhësh materiale mbi këtë temë; (3) t’i sistemosh materialet; (4) ta rishqyrtosh drejtpërdrejtë temën nën dritën e materialeve të mbledhura; (5) të integrosh në punim edhe mendimet e shprehura nga të tjerët mbi këtë çështje; (6) të hartosh punimin në mënyrë të tillë që, kush e lexon, ta kuptojë se ç’është dashur të thuhet në të, si dhe të jetë në gjendje, po të dalë nevoja, t’i drejtohet po të njëjtit material, me qëllim që ta rimarrë këtë temë (Eco, 1997).
Ky punim është punuar duke u bazuar në hapat e cekur më lartë. Punimi ka për qëllim analizimin apo thënë ndryshe monitorimin e minimalizmit, si lëvizje në forma të ndryshme të artit dhe dizajnit. Konkretisht, do të analizohet se si lindi kjo formë, dhe në cilat fusha të artit.
Minimalizmi është një term që përdoret për të përshkruar muzikën dhe artin që në të njëjtën kohë janë shumë të ngjashme dhe shumë të ndryshme. Edhe pse kjo ishte zhgënjyese në shikim të parë, shumë shpejt u bë e qartë se kjo shumëllojshmëri perspektivash është më tepër një virtyt se sa një defekt: ajo lejon kthjellim të perspektivave të ndryshme në minimalizëm, dhe kështu të llojeve të ndryshme të thjeshtësisë. Katër pikëpamjet e minimalizmit fokusohen në: funksion, strukturë, arkitekturë dhe bashkëveprimin (Obendorf, 2009).
E gjithë kjo është bërë duke u bazuar gjithmonë në literaturën e përdorur dhe duke e krahasuar atë me aktualitetin. Po ashtu, bazë për punimin tim janë veprat e artistëve të parë minimalist, në veçanti ato të Tadao Andos për minimalizmin në arkitekturë, duke bërë që ta kuptojmë këtë formë në thelb.
Tema e trajtuar është mjaft komplekse dhe mu për këtë arsye është dashur një studim më i thellë në literaturë. Pasi edhe vetë artistët e thonë se koncepti i arkitekturës minimaliste është për të hequr çdo gjë deri te cilësia thelbësore, duke e arritur thjeshtësinë.
DOI
10.33107/ubt-etd.2016.489
Recommended Citation
Bogaj, Egzona, "MINIMALIZMI SI RRYMË-SHEMBULLI I TADAO ANDOS" (2016). Theses and Dissertations. 531.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/531