Date of Award

Fall 10-2015

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Computer Science

First Advisor

Naim Preniqi

Language

Albanian

Abstract

Shumë studentë vijnë nga qytete të ndryshme të vendit këtu në Prishtinë për të studiuar, dhe shumë herë kanë hasur në problemin e gjetjes së një apartamenti dhe vendi adekuat ku do të vendosen gjatë viteve të studimeve. Duke parë që kemi mungesë të zgjidhjes së këtij problemi në tregun tonë, kompanitë që ofrojnë sot ueb aplikacione në këtë drejtim nuk kanë zgjidhje adekuate dhe nuk janë të përshtatshme, duke parë që këto ueb aplikacione nuk posedojnë përkrahje në menaxhim të pronave dhe përdoruesve të agjensioneve të patundshmërive ku këtu shfrytëzohen ueb aplikacionet duke regjistruar pronat nga përdorues vetëm për reklamim dhe jo për një menaxhim të mirëfilltë.

Pikërishtë këto probleme do të mundohemi të i analizojmë mirë dhe të japim një zgjidhje përmes ueb aplikacionit tone, ku përmes këtij ueb aplikacioni do të mundohemi të krijojmë disa kushte të mira që agjensionet të mund të i menaxhojnë patundshmëritë e tyre dhe përdorësit të kenë kushte sa më të mira për menaxhimin e pronave të tyre. Në ueb aplikacionin që do e krijojmë, ofertat e agjensioneve do të jenë pjesë e aplikacionit dhe gjithashtu edhe përdoruesit e thjeshtë do të prezantohen në ueb aplikacion që është pjesë përbërëse e ueb aplikacionit. Në këtë mënyre personat që dëshirojnë të kërkojnë banesë shtëpi me qera apo për blerje do të kenë mundësi të gjejnë ofertat e agjensioneve të ndryshme dhe të individëve që kanë diqka për të ofruar. Kjo do të thotë që me anë të ofrimit të menaxhimit të pronave që do të i kenë përshkrimet dhe detajet e tyre të listuara në faqe ne do të mundohemi të krijojmë një vend atraktiv dhe shumë të lehtë për të u përdorur, ku agjensionet dhe përdoruesit mund të punojnë në aspektin e menaxhimit të patundshmërive.

DOI

10.33107/ubt-etd.2017.1580

Share

COinS