Date of Award

Winter 12-2015

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Architecture and Spatial Planning

First Advisor

Lulzim Beqiri

Language

Albanian

Abstract

Shtëpitë e modës janë tipologji të objekteve të cilat historikishtë janë shfrytëzuar nga dizenjatorë në mënyrë individuale apo edhe ato grupore. Tipologji këto të cilat kanë funksionuar si atele pune, pika ekspozimi, hapsira shitëse etj. Varësisht në cilin vend janë shfrytëzuar këto objekte edhe ndërtimi arkitektonik dhe dizajni kanë ndryshuar andaj si toplogji duhet përmendur që nuk është çdo herë e njejtë përveq funksioneve bazë, e ndryshimet më të mëdhaja kanë pësuar aspektet e dizajnimit të hapsirave të mbrendshme si dhe format e eksterierit.

Në kuadër të kësaj teme të diplomës është përzgjedhur për studim tipi i objektit “Shtëpi e modës” për arsye që moda ka qenë çdo herë fushë jashtëzakonisht inspiruese për mua. Në momentin që kam vendosur të punoj për këtë tipologji e gjithë ideja ka qenë se si do mund të krijoj një ambient sa më komod për punë, sa më estetik dhe sa më funksional bazuar në normat që ka kjo tipologji si koncept arkitektonik, e pas te gjithash të përfaqsohet stili im që kam në mode me anë të këtij objekti.

Metodat që janë përdorur për realizimin e këtij punimi janë:

• Metoda analitike (përshkrimi tekstual)

• Metoda grafike (projekti arkitektonik)

Me anë të këtij punimi kam fituar njohuri më të detajuara për tipologjinë e shtëpive të modës, njohuri rreth bartjes dhe konvertimit të formave nga fusha e modës në arkitekturë dhe anasjelltas. Aplikmi i materialeve, shqyrtimi i hapsirave për shfrytëzim si dhe multi’funksionaliteti i objektit ka qenë njohuri shtesë gjatë projektimit dhe dizajnimit.

DOI

10.33107/ubt-etd.2015.469

Included in

Architecture Commons

Share

COinS