Date of Award
Winter 12-2015
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Architecture and Spatial Planning
First Advisor
Binak Beqaj
Language
Albanian
Abstract
Qëllimi i punimit tim të diplomës ka qenë studimi i këtij lloji të objekteve dhe periudhave të arkitekturës moderne dhe bashkëkohore në projektimin e Shkollave. Në fillim kam analizuar format e hershme arkitektonike dhe funksionin e pastaj zhvillimin e këtyre formave dhe diferencat ndërmjet shkollave të kohës së hershme dhe atyre të kohës bashkëkohore. Dallimet e tyre si nga ana arkitektonike, poashtu dhe nga ana funksionale. Së dyti kam analizuar lokacionin-terrenin si dhe zonën klimatike se ku janë ndërtuar këto objekte. Në këtë rast vie në përfundim se të gjitha këto luajnë rol të madh në zgjidhjen funksionale por edhe atë estetike varësisht nga lokacioni dhe klima se ku janë paraparë për ndërtim shkollat, sepse lokacioni-terreni e percakton zgjidhjen arkitektonike. Së treti në materializimin e këtyre objekteve se çka ndikon, dhe si përfundim kam nxjerrur se materializimi i tyre duhet të jetë në harmoni me mjedisin që e rrethon , karakterin dhe funksionin që përmban ky lloj i objektit . Në këtë rast objekti të bashkëveprojë dhe të ketë ndërthurje me ambientin e jashtëm, por dhe ambienti i jashtëm aty ku ka mundësi të inkorporohet edhe brenda tij, pra të bëjmë një lidhje mes objektit dhe natyrës. E fundit dhe një prej elementeve të rëndësishme ka qenë pas gjithë analizave të bëra përzgjedhja e formës ideale, ku në secilin rast jam diktuar nga funksioni i objektit dhe lokacioni të cilin kam përzgjedhur për objektin – rasti një lagje pa shkollë fillore . Duke u nisur nga vetë lokacioni, formës së objektit i ka paraprirë zgjidhja sa më adekuate e funksioneve të shkollës si dhe shpërndarja e tyre në proporcion me hapësirën se ku kam planifikuar ta projektoj.
DOI
10.33107/ubt-etd.2015.882
Recommended Citation
Vërbiqi, Emel, "Projektimi i objekteve shoqërore - Shkollë Fillore" (2015). Theses and Dissertations. 1018.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1018