Date of Award
Fall 11-2015
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Management, Business and Economics
First Advisor
Ermal Lubishani
Language
Albanian
Abstract
Në këtë temë diplome trajtohet ndikimi i ndërmarrësisë dhe inovacionit në rritje ekonomike të vendeve në zhvillim. Duke filluar me trajtimin e ndërmarrësisë dhe inovacionit si koncepte dhe duke vazhduar me trajtimin e faktorëve të cilat e ndikojnë ndërmarrësi-në dhe inovacionin. Shqyrtimi i literaturës është ndarë në tri faza të rëndësishme: Ndërmarrësia Inovacioni Ndërlidhja Ndërmarrësi-Inovacion Tek trajtimi i ndërmarrësisë janë përfshirë tema si: zhvillimi i ndërmarrësisë në shekullin 18të dhe 19-të, faktorët më me ndikim në ndërmarrësi, ndikimi i edukimi në ndërmarrësi, aspektet strukturore, tiparet psikologjike dhe jo- psikologjike të një ndërmarrësi, tiparet e personalitetit të ndërmarrësit. Në trajtimin e inovacionit janë përfshirë tema si: konceptet e inovacionit, definomi dhe hulumtimi i proceseve të inovacionit, fazat e inovacionit, faktorët kontekstual. Në trajtimin e dy fenomeneve së bashku pra inovacionit dhe ndërmarrësisë janë trajtuar tema si: studimet që marrin për baze ndërmarrësinë dhe inovacionin, lidhshmërinë e dimensioneve në ndërmarrësi dhe inovacion, rezultatet e ndërmarrësisë e inovacionit duke marrë parasysh shtetet e rajonit. Përmes ndërmarrësisë dhe inovacionit nxitet rritja ekonomike, rritja e konkurrencës, rritja e vendeve të lira të punës, rritja e produktivitetit. Faktorët e ndërmarrësisë dhe inovacioni janë: edukimi, financat, frika nga dështimi, mungesa e laboratorëve për hulumtim dhe zhvillim, ekzistenca e sistemit konservstiv të menaxhimit të firmave, imitimi, personeli jo adekuat.
DOI
10.33107/ubt-etd.2015.1973
Recommended Citation
Xhemaili, Marigona, "FAKTORËT PËRCAKTUES TË NDËRMARRËSISË DHE INOVACIONIT" (2015). Theses and Dissertations. 2385.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/2385