Date of Award

Fall 11-2015

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Architecture and Spatial Planning

First Advisor

Lulzim Beqiri

Language

Albanian

Abstract

Projektimi i ndërtesave Administrative në Kosovë mund të themi që është mëse e nevojshme, duke pasur parasyshë që shumica e administratve në vendin tonë janë të improvizuara dhe jo adekuate për kryrjen e punëve administrative.

Nëse duhet të diskutohet rreth bankave të cilat janë në kuader të objekteve administrative, që është temë kyqe e këti punimi, atëhere mund të themi që shumica e tyre janë në kuadër të objekteve me funksione të ndryshme, qoftë të banimit, afariste etj.

Në kuader të këti punimi Diplome me temë "Objektet Administrative", është përzgjedhur Raiffeisen BANK si qështje trajtimi se si duhet të funksionojë, cilat janë hapësirat e nevojshme të punës, qasja më e lehtë në tregun kosovarë dhe ndërkombëtarë.

Raiffeisen BANK ka një numër të madh të puntorëve, ku është menduar që hapesirat e punës të jenë më komode, interaktive dhe më kualitet të lartë të dizajnimit.

Koncepti i formës së objektit ka rrjedhur nga logoja e bankës në fjalë, që përbëhet nga kryqëzimi i dy krerëve të kuajve, që ishte zakon i vjeter në disa fshatra te Evropës, që vendoseshin në qatitë e shtëpive simbolizonin sigurinë e banorëve nga rreziqet e jashtme. Përkushtimi dhe forca e kalit, dhe siguria e dhënë ne një shtëpi, ishte simbol qe RaiffeisenBANK ka përdorur për sigurinë e parave në kuadër të saj.

Metodat që janë përdorur për realizimin e këtij punimi janë :

  • metoda analitike (përshkrimi tekstual)
  • metoda grafike (projekti arkitektonik)

Me anë të këtij punimi kam fituar njohuri më të zgjeruara rreth projektimit të objekteve administrative, materialeve të reja, zhvillimit të teknologjisë, fitimin e energjisë alternative, mbrojtjës së ambientit.

DOI

10.33107/ubt-etd.2015.894

Included in

Architecture Commons

Share

COinS