Date of Award

Summer 6-2017

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Computer Science

First Advisor

Gazmend Krasniqi

Language

Albanian

Abstract

Në këtë punim, ne do të ndërtojmë zgjidhjen tonë për nënshkrimin digjital të dokumenteve që shkëmbehen në rrjetin tonë lokal. Bazuar në studimin teorik të skemave tradicionale të PKI, skema e re që do të krijohet do të arrije nivel të njëjtë apo edhe më të lartë të sigurisë për aplikacionet në rrjetë lokale.

Rrjeti lokal është një ambient specifik punues sikur ndonjë institucion i rëndësisë së lartë ( Policia, Agjenci qeveritare, zyrat diplomatike,etj.)

Kontributet e punës do te paraqiten me komponentë te thjeshta funksionale në një skemë ekuivalente që ka të bëjë me aplikimin e algoritmit për nënshkrim digjital dhe gjenerimi i çelësave kriptologjik për këtë qëllim.

Duke përdorur metodën krahasuese kemi analizuar skemën standarde PKI dhe skemën e propozuar nga zgjidhja e jonë dhe kemi treguar problemet në nivel global me qëllim të gjetjes së zgjidhjes dhe aplikimit të së njëjtës në nivel lokal.

Si shtesë e zgjidhjes së propozuar, kontributi kryesor i këtij punimi është që të rrisë vetëdijen për nevojën e zbatimit të kësaj teknike, e cila së shpejti do të jetë kultura e punës në aplikacionet moderne që do të përdoren për shkëmbimin e të dhënave për të parandaluar vjedhjen ose keqpërdorimin e identitetit.

DOI

10.33107/ubt-etd.2017.1578

Share

COinS