Date of Award

Fall 9-2017

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Architecture and Spatial Planning

First Advisor

Lulzim Beqiri

Language

Albanian

Abstract

Tregtia dhe procesi tregtar, sistemi i zhvillimit njerëzor i cili ka pësuar transformime të mëdha në raport me zhvillim e shkencës, teknikës, rritjes së bazës materiale të shoqërisë si dhe të rritjes së standardit jetësor të njeriut. Qëllimi kryesor i kësaj temë diplome është që të promovojë njohuri më të madhe projektuese në fushën e qendrave tregtare, dhe kështu të inkurajojë në hulumtimet e mëtutjeshme akademike. Shqyrtimi i literaturës dhe analizat e përdorura, sigurojnë informata bazë për çdo hulumtim bashkëkohor, të dhënat shkencore dhe idetë duhet impenjuar duke përfshirë pikat e forta dhe të dobëta të temës së shtjelluar. Nëpërmjet një shqyrtimi të literaturës, tema shqyrton aspekte të ndryshme që lidhen me planifikimin, projektimin, filozofinë, komoditetin, politikën, qëndrueshmërinë dhe efikasitetin e burimeve shkencore. Për qëllimet e temës së diplomës do të përdoren metodat e mëposhtme kërkimore: Metoda bazë është vlerësimi induktiv dhe deduktiv, pra metoda dialektike e veçimit të unitetit të përgjithshmes dhe të veçantës. Gjatë hulumtimit, është përdorur metoda krahasuese dhe përshkruese, analiza krahasuese, përshkrimi i literaturës, baza bibliografike ndërkombëtare. Është përdorur metoda empirike nëpërmjet studimit të planeve të mëparshëm urbane, nëpërmjet analizës së metodave të studimit të rasteve dhe përmes aktivitetit hulumtues në mbledhjen dhe analizën e të dhënave me intervista individuale më arkitektët Kosovar. Qendra tregtare e projektuar, e përzgjedhur si temë diplome e nivelit bachelor është paramenduar të jetë model i respektimit të rregullatives ligjore urbane nga KK i Prishtinës, njëherit, duke plotësuar edhe nevojën për furnizim kryesisht të banoreve me fluks më të madh nga lagjja e Arbërisë, të plotësuar edhe më konsumatorë edhe nga qendra e qytetit, por edhe me konsumatorë të veçantë të cilët e gjejnë vetën tek kjo qendër tregtare me artikuj specifikë. Struktura arkitektonike mjaft mirë korrespondon me rrethinën si dhe siluetat morfologjike të mjedisit, ashtu që edhe vetë prezenca e qendrës tregtare begaton strukturën urbane me funksione të veprimtarisë së afarizmit dhe shërbimeve hoteliere rekreative. Natyrisht, qendra tregtare është e paraparë që përpos shërbimeve të afarizmit ajo të jetë edhe me funksione të tjera të cilat e begatojnë ambientin dhe konsumatorët me relaksim dhe pushim aktiv duke kryer edhe qëllimin parësor për çfarë edhe janë ardhur në rend të parë në këtë ndërtesë.

DOI

10.33107/ubt-etd.2017.541

Included in

Architecture Commons

Share

COinS