Date of Award
Fall 11-2017
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Architecture and Spatial Planning
First Advisor
Petrit Ahmeti
Language
Albanian
Abstract
Shkolla është një institucion i projektuar për mësimin e nxënësve nën drejtimin e mësuesve. Shumica e vendeve kanë sisteme të arsimit formal, i cili zakonisht është i detyrueshëm. Emrat për këto shkolla ndryshojnë nga vendi në vend, por në përgjithësi përfshijnë shkollën fillore për fëmijët e vegjël dhe të shkollave të mesme për të rinj që kanë përfunduar arsimin fillor. Një institucion arsimor i arsimit të lartë është zakonisht një shkollë e lartë, kolegj apo universitet. Koncepti i grupimit të nxënësve së bashku në një vend të centralizuar për mësim ka ekzistuar që nga antikiteti klasik. Shkollat formale kanë ekzistuar të paktën që nga Greqia e lashtë, Roma e lashtë, India e lashtë dhe Kina e lashtë.
Sistemi arsimor varion nga vendi në vend. Në Kosovë është i ndarë në katër nivele kryesore të arsimit:
Niveli 0 : Niveli parafillor: 1 vit për fëmijët e grupmoshës 5 deri 6 vjeç;
Niveli 1 : Arsimi fillor (faza e parë e arsimit themelor) për 5 vite (mosha 6 deri 12 vjeç);
Niveli 2 : Arsimi i mesëm i ulët (faza e dytë e arsimit themelor) për 4 vite (mosha 12 deri 15 vjeç);
Niveli 3 : Arsimi i mesëm i lartë për 3 ose 4 vite, varësisht nga kurrikulumet (mosha 15 deri 19 vjeç). Ky nivel, i hapur për nxënësit në baza vullnetare, ka katër drejtime kryesore: gjuhët, shkencat shoqërore, matematika dhe komunikimi, shkencat natyrore, etj.
Në Kosovë, arsimi bazik/themelor (nga klasa e parë deri në të nëntën) është i obliguar për të gjithë.
Nevojat e ndërtesave shkollore dallojnë në bazë të kurrikulumit, fondit javor të orëve mësimore dhe numrit të të regjistruarve.
Ndërtesat shkollore të niveleve të ndryshme arsimore dallojnë edhe nga hapësirat që përmbajnë.
DOI
10.33107/ubt-etd.2017.557
Recommended Citation
Bajrami, Erudit, "SHKOLLË PËR ARSIMIN THEMELOR-BAZIK" (2017). Theses and Dissertations. 602.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/602