Date of Award
Fall 10-2017
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Computer Science
First Advisor
Blerton Abazi
Language
Albanian
Abstract
Në mënyrë që të kryhet komunikimi, të dhënat duhet të transmetohen nga burimi tek destinacioni. Ruteri(Router) është një pajisje që mundëson që paketat e të dhenave të transmetohen nga një rrjetë tek tjetra ose nga një nyje tek një rrjetë tjetër. Për një ruter që të punojë në mënyrë të rregullt duhet që ti implementojë disa protokole që njihen si Routing Protocols.
Routing Protocols janë duke marrë një rol shumë të rëndësishëm në rrjetat moderne të komunikimit. Një Routing Protocol është një protokol që është përgjegjës që të përcaktojë se si ruterët komunikojnë me njëri tjetrin si dhe si bëhet bartja e paketave në një rrugë optimale nga burimi tek destinacioni.
Mes Routing Protocols bëjnë pjesë edhe Open Shortest Path First(OSPF) si dhe Enhanced Interior Gateway Routing Protocol (EIGRP) që janë protokolet e larta.
EIGRP është një Distance Vector protokol që është pronë e CISCO-s , si dhe bazohet në Diffusing Update Algorithm(DUAL). Në anën tjetër OSPF është një Link State Interior Gateway protokol që bazohet në Dijkstra Algoritmin. Në kontekst të performances të Routing Protokoleve, të dytë kanë arkitekturë të ndryshme, përshtatshmëri të ndryshme , vonesa të ndryshme në zgjedhjen e rrugëve si dhe konvergjencë të ndryshme.
Kjo temë do të bazohet në krahasimet mes këtyre dy protokoleve, analizat e performances për këta dy protokole , vonesat etj.
DOI
10.33107/ubt-etd.2017.1560
Recommended Citation
Bajrami, Edison, "IP ROUTING : OSPF OR EIGRP" (2017). Theses and Dissertations. 1296.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1296