Date of Award

Winter 12-2017

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Management, Business and Economics

First Advisor

Bukurie Jusufi

Language

Albanian

Abstract

Historia e viteve të fundit të zhvillimit ekonomik, financiar dhe social në kushtet e procesit të shpejtë të globalizimit dhe efiçienca e kërkuar në përdorimin e fondeve publike ka çuar në zhvillime dhe ndryshime të shumta e të mëdha, të cilat duhet të rivlerësojnë rolin e profesionit të Audituesit. Sot nevojiten institucione publike dhe agjenci auditimi që e bëjnë punën më mirë për të promovuar ndershmërinë dhe qeverisjen kompetente, për të mirën e sotme dhe të ardhmen e çdo vendi.

Pra, ky punim më shumë është më shumë i fokusuar në rolin dhe rëndësinë e standarteve ndërkombëtare të auditimit. Standardet, së bashku me Kodin e Etikës, përfshijnë të gjithë elementët e detyrueshëm të Kuadrit të Praktikave Profesionale Ndërkombëtare; si rrjedhim, përputhshmëria me Kodin e Etikës dhe Standardet tregon përputhshmëri me të gjithë elementët e detyrueshëm të Kuadrit të Praktikave Profesionale Ndërkombëtare. Qëllimi i këtij punimi është të japim disa pikëpamje të autorëve në lidhje me auditmin dhe konkuluzionet të cilat janë arritur gjatë punimit dhe rishikimit të literaturës.

DOI

10.33107/ubt-etd.2017.1792

Included in

Business Commons

Share

COinS