Date of Award

Summer 7-2017

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Computer Science

First Advisor

Besnik Qehaja

Language

Albanian

Abstract

Rrjetat wireless te komunikimeve mobile jane duke u rritur me ritem te hovshem, dhe kjo me shume gjase do te ndodhe edhe ne te ardhmen e afert. Ne kete punim eshte kryer nje hulumtim i tekonoligjise se gjenerates se 3-te (3G) duke e analizuar punen per te krijuar dizajn dhe kushte optimale per rrjetin 3G.

Ne 3G, disa prej sherbimeve si e-mail, shfletimi i web etj, lejojne kalimin e rrjetit prej circuit-switched(ku nje kanal i dedikuar ndahet per kohen e transmetimit) ne ate packed-switched(ku nje mesazh ndahet ne disa pjese qe dergohen ne menyre te pavarur dhe qe bashkohen ne fund per te kriju mesazhin origjinal), duke rezultuar keshtu ne nje performance te pergjithshme me te mire. Siguria me e larte, mbulueshmeria me e madhe, sherbimet me te mira, kapaciteti me i madh, menaxhimi i mobilitetit, dhe te gjitha mediat wireless jane pjese e performances se rrjetit 3G.

Kerkesa per vonese te vogel dhe kenaqesi ne kualitetin e sherbimeve te ofruara, ne gjeresine e brezit aktual si dhe perdorimi i aplikacioneve multimediale ne pajisje mobile, eshte gjithnje ne rritje. Kjo ka sjellur zhvillimin e hapit te radhes te teknoligjise UMTS, si nje evolucion i teknologjise se rrjetave GSM/UMTS. Kjo teknologji ka kapacitet dhe shpejtesi te madhe si dhe perdor radio interface-in packet-switched, qe perdoret nga shume vende ne bote, si nje nder teknologjite broadband me te shpejta dhe me te reja.

Duke marre parasysh nevojat dhe kerkesat te permendura me larte, kjo analize besojme se do te jete ne gjendje qe te sherbeje si dokument i rendesishem per inxhinieret e rrjetave, per te marre karakteristika te rendesishme te performances se rrjetit 3G.

DOI

10.33107/ubt-etd.2017.1568

Share

COinS