Date of Award

Fall 11-2017

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Architecture and Spatial Planning

First Advisor

Lulzim Beqiri

Language

Albanian

Abstract

Projektimi i rezortit turistik duke inkuadruar tri tipologji të villave , qendër rehabilituse (ambullanten) , qendren emergjente (policin , ushtrin , zjarfiksat ). Ky punim diplome ka për qëllim projektimin e një rezorti turistik, i cili do t’u mundësoj banorëve të shtetit të Kosoves që të kenë një përmbledhje aktivitetesh me standarde evropiane ku do ta kalojnë kohën e lirë për të gjitha grupmoshat , një rezort i tillë do t’ju bëjë konkurencë edhe rezorteve turistike të ballkanit dhe më gjërë . Si fillim për përcaktimin e këtij projekti janë analizuar rezortet turistike në Kosovë dhe mungesa e kushteve që nuk i ofrojnë , si shembull i mirë janë mar rezortet turistike në ballkan e duke u zgjëruar edhe në Evropë . Duke u bazuar në këto analiza është konkluduar se në Kosovë mungon një rezort turistik i kompletuar me të gjitha kushtet . Duke i parë kushtet e favorshme që mund të arihet një atraksion i përkryer atherë është menduar që të projektohet një kompleks i tillë në bjeshkët e Istogut , kujdes të veqantë do ti kushtohet seciles pikë dhe standardeve evropiane e kërkesave të qytetarëve që e shfrytezojnë natyrën . Me anën e një interviste me një kampion të Kosovës në skijim erdhëm në përfundim të disa pikave që duhet të trajtohen me kujdes në këtë rezort turistik i cili shfrytëzimin kryesor gjatë stinës së dimrit do ta ketë skijimi , kurse gjatë verës do ta ketë skijimin në bari, fushimin malor, alpinizmin, notin, nordic(vrapim me ski), kopshtin zologjik etj . Ideja e gjithë kësaj qendre turistike ishte që të krijohet një zonë e dedikuar për shumë aktivitete e cila do ju ndimojë sportistëve tonë në radhë të parë të kenë vende adekuate ku të ushtrojnë sportet e tyre në pjesë të ndryshme të vitit duke i bërë stërvitjet me norma olimpike . Nga ndërtimi i këtij projekti do kemi rezultate edhe ne sportin botror ku do krijohen hapsira edhe për gara ndërkombëtare , nga kjo do të rritet edhe ekonomia e vendit .

DOI

10.33107/ubt-etd.2017.535

Included in

Architecture Commons

Share

COinS