OBJEKT INDIVIDUAL – VILLË LUKSOZE

Date of Award

Fall 9-2017

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Architecture and Spatial Planning

First Advisor

Petrit Ahmeti

Language

Albanian

Abstract

Shekulli XXI ka sjellë me vete jetën dinamike në qytete e kryeqytete anë e mbanë botës. Rutina, ngarkesat ditore në punë, shtëpi apo trafik, shtojnë dukshëm nivelin e stresit dhe mërzisë, me ç’rast njeriu ndihet i rraskapitur, si në aspektin fizik ashtu edhe në atë psikik. Si pasojë, vije deri te nevoja për të “ikur” nga e gjithë rrëmuja e rutinës dhe njeriu kërkon qetësinë në natyrë – male, det, liqenjë, bjeshkë e të tjera. Që nga romakët e lashtë, njerëzit këtë “ikjen” e kanë bërë në objektë veҫanërisht të ndërtuara për këtë qëllim. Këto objekte në ditët e sotme quhen villa dhe varësisht nga vendndodhja, funksioni, destimi e faktorë të tjerë, emërohen në mënyra të ndryshme. Villa luksoze e projektuar në këtë tëmë ka për qëllim bashkëdyzimin e idesë së “ikjes” nga realiteti dhe shkrirjes mes natyrës dhe gjithësisë. Vendodhja e saj presupozohet të jetë në fshatin e Orllanit, përkatësisht në afërsi të liqenit artificial të Batllavës. Me anë të lokacionit, frymëzimi dhe ideja marrin formë tre dimensionale e cila është një kompozicion i linjave të cilat ngjasojnë në yjësi që shihen në disa intervale kohore të natës pikërisht në atë vend. Programi i funksionit dhe kthinave të cilat ky objekt i përmban i plotëson nevojat e një familjeje katër antarëshe, me mundësi për të pranuar mysafirë dhe vizitorë, e kjo gjithmonë duke i qëndruar besnik idesë së organizimit në bazë të yjësisë të ashtuquajtur “Shenja e Virgjëreshës”. Si rrjedhojë e analizave të lokacionit dhe kërkësave të banorëve në rrethinë, komoditeti i paraqitur me anë të kompozicionit të linjave të cilat i japin formë objektit, orientimit të përshtatshëm, qasjes së lehtë për këmbësorë dhe vetura, ngjyrave dhe nuancave të përdorura në eksterier dhe enterier, mbetet hapësirë e mjaftueshme për fundjava familjare dhe pushime relaksuese larg zhurmës dhe ndotjes së qytetit.

DOI

10.33107/ubt-etd.2017.564

This document is currently not available here.

Share

COinS