Date of Award
Fall 11-2017
Document Type
Thesis
Degree Name
Master of Management (MM)
Department
Management, Business and Economics
Language
Albanian
Abstract
Sistemi bankar në Kosovë gjatë viteve të fundit është transformuar krejtësisht, i drejtuar nga sistemi bankar me pronësi shtetërore ne ish Jugosllavi, në një sistem bankar me pronësi private pas çlirimit. Privatizimi i sistemit banker në Kosovë si pjesë e paketës së masave të ndërmarra nga politika e qeverive, kishte për qëllim të fuqizonte sistemin financiar, të pakësonte mundësinë për kriza të ardhshme dhe të rriste eficiencën e ekonomisë. Në të njëjtën kohë, si rrjedhojë e zhvillimit të saj ekonomik, Kosova po përgatitet të integrohet tërësisht në ekonominë botërore dhe në tregjet financiare ndërkombëtare. Funksionimi i mirë i sistemit bankar është një faktor i rëndësishëm për kanalizimin e fondeve në ekonomi në mënyrë efikase dhe përrritjene ndërmjetësimit bankar. Nxitja e konkurrencës në sistemin bankar është një tjetër faktor, që ndikon në ofrimin e shërbimeve sa më të mira për klientët, që siguron përdorimin e teknologjisë së re bankare, prezantimin e produkteve dhe shërbimeve të reja, uljen e kostos të shërbimit bankar etj. Kjo i shërben afrimit të klientëve me bankat. Kjo i ndihmon bankat të rrisin klientelën e tyre dhe të kenë më tepër hapësira për zgjerim aktiviteti dhe rritje fitimesh dhe njëkohësisht do të ndihmojnë zhvillimin ekonomik të vendit. Bankat me pronësi të huaj vazhdojnë të dominojnë sektorin bankar të Kosovës, ku nga gjithsej dhjetë banka të licencuara që operojnë në vend, tetë janë me pronësi të huaj.15 Bankat me pronësi të huaj, në qershor 2016, menaxhuan 89.8 përqind të gjithsej aseteve dhe zotëruan 91.9 përqind të gjithsej kapitalit të sektorit bankar. Nga bankat me pronësi të huaj, pesë prej tyre kanë vend të origjinës Austrinë, Gjermaninë, Slloveninë, Shqipërinë dhe Serbinë, përderisa tri të tjera kanë vend të origjinës Turqinë. Në sektorin bankar të Kosovës operojnë edhe dy banka me pronësi vendore.
DOI
10.33107/ubt-etd.2017.2764
Recommended Citation
Çaushi, Gonxhe, "DETERMINANTAT E INTENZITETIT TË KREDITIMIT NGA BANKAT KOMERCIALE NË KOSOVË" (2017). Theses and Dissertations. 2256.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/2256