Date of Award
Winter 12-2019
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Computer Science
First Advisor
Blerton Abazi
Language
Albanian
Abstract
Sistemet rekomanduese janë shumë të përdorshme në ditet e sotme. Ato përdoren në internet për të ndihmuar një shfrytëzues të gjej një produkt të deshiruar në kohë sa më të shpejtë. SR pothuajse gjenden në çdo faqe të internetit, sidomos në kompanitë e mëdha siç janë: Facebook, eBay, Amazon, NetFlix etj. Në raste konkrete këto sisteme ndihmojnë që përdoruesi të gjejë një libër, film, artikull, produkt me preferenca të tij, poashtu në rrjetet sociale përdoren për të takuar shokë që kanë interesa të njejta në fusha të ndryshme. Këto kompani I përdorin sistemet rekomanduese sepse sjellin përfitime marramendëse në kohë shumë të shpejtë. Për të gjeneruar rekomandime sa më të sakta, sistemet rekomanduese bazohen në informatat personale të përdoruesit, p.sh: vlersime të ndryshme, observimi i historisë, profilet personale etj. Përdorimi I këtyre sistemeve është i mjaft I nevojshëm por mënyra se si mirren këto informata dhe privatësia e këtyre informatave pothuajse injorohet vazhdimisht. Shumë përdorues nuk janë të vetëdishem se si mirren informatat e tyre dhe në çfarë mënyre shfrytëzohen ato.
Në këtë punim do të shtjellohet se si funksionojnë sistemet rekomanduese në kompani të ndryshme në internet dhe sa është i sigurt përdorimi i këtyre sistemeve tek shfrytëzuesi, duke mos cënuar privatësin e tyre. Duke marrë parasysh sa shumë shfrytëzohen këto sisteme, është ngritur një cështje mfajt e rëndësishme rreth privatësis dhe sigurisë së përdoruesit. Mbledhja e informatave personale nga sistemet rekomanduese ngrit rrezikun e ekspozimit të padeshiruar të atyre informatave.
Si rezultat i këtij punimi, lexuesi do të jetë vetëdijshëm të kuptojë funksionimin e sistemeve rekomanduese, mënyren se si mirren dhe shfrytëzimin e informatave të tij, poashtu do të diskutohet rreth teknikave të mbrojtjes së privatësis ndaj sistemve rekomanduese.
DOI
10.33107/ubt-etd.2019.1667
Recommended Citation
Domgjoni, Krist, "PRIVATËSIA NE SISTEMET REKOMANDUESE" (2019). Theses and Dissertations. 1343.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1343