Date of Award
Spring 7-2019
Document Type
Thesis
Degree Name
Master of Management (MM)
Department
Management, Business and Economics
First Advisor
Hasan Metin
Language
Albanian
Abstract
Ky studim shqyrton ndikimin e procesit të digjitalizimit dhe monitorimit digjital në sektorin e minierave i cili do të ndikonte në rritjen e efektivitetit të tyre, si dhe jep disa udhëzime mbi digjitalizimin e kompanive minerare në Kosovë, të cilat kërkojnë të veprojnë në mënyrë të qëndrueshme, sikur kompanitë tjera minerare në mbarë globin.
Minierat dhe Industritë e tyre në Kosovë janë në një gjendje pasive, me teknologji të vjetruar dhe shkatërruar nga lufta në Kosovë. Të dhënat e gjeneruara paraqesin se Minierat në Kosovë nuk funksionojnë në mënyrë efektive dhe efikase duke e ditur që janë pasuria më e madhe e vendit.
Meqenëse investimi në procesin e digjitalizimit të minierave dhe industrive të tyre ka potencial për të ndikuar pozitivisht në rimëkëmbjen e tyre, duke ndikuar në rritjen e prodhimtarisë, shitjes dhe të hyrave financiare, kjo do tu jepte mundësi minierave që të kenë një avantazh konkurrues mbarë global.
Minierat si sektori thelbësor që janë për ekonominë e vendit, me funksionalizimin e tyre do të ketë një zhvillimi të qëndrueshëm ekonomik dhe social. Në mënyrë specifike, investimi në digjitalizimin e minierave dhe industrive të tyre, mund të përmirësoj performancën në arenën socio-ekonomike, dhe hapjen e vendeve të qëndrueshme të punës për zhvillim afatgjatë të vendit.
DOI
10.33107/ubt-etd.2019.2804
Recommended Citation
Dragaqina, Hyrije Aliu, "RRITJA E EFEKTIVITETIT NË MINIERAT E KOSOVËS PËRMES PROCESIT TË DIGJITALIZIMIT DHE MONITORIMIT DIGJITAL. RAST STUDIMI – MINIERA DHE INDUSTRIA E MAGNEZITIT “GOLESH”" (2019). Theses and Dissertations. 2285.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/2285