Date of Award

Summer 8-2019

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Computer Science

First Advisor

Artan Salihu

Language

Albanian

Abstract

Qëllimi i këtij punimi është krahasimi i autentifikimit me shumë faktorë (MFA) të tre platformave cloud më të përdorura: Microsot Azure, Amazon Web Services dhe Google Cloud Platform. MFA-ja është ndër metodat më të sigurta për autentifikim që përdoret në sisteme kompjuterike. Materiali i përdorur për këtë punim është marrë nga burime të ndryshme, gjegjësisht nga dokumentacionet e platformave cloud të lartëpërmendura, hulumtime shkencore me tema të ngjajshme, artikuj dhe publikime shkencore në internet dhe nga enciklopedia. Fillimisht është shtjelluar MFA-ja si mekanizëm në vete dhe historia e tij, pastaj janë përshkruar MFA-të e këtyre platformave dhe në fund është bërë krahasimi i tyre që është ndarë në 3 pjesë kryesore: metodat e përdorura, veçoritë shtesë dhe lehtësia e përdorimit. Rezultatet nga krahasimi i tyre sygjerojnë se këto platforma cloud kanë MFA shumë të ngjajshme me dallime të parëndësishme për përdoruesin rëndom. Pika e vetme ku këto platforma diferencojnë vetën më shumë është tek lehtësia e përdorimit ku MFA-ja që ofrohet nga platforma e Google del të jetë më e mirë.

DOI

10.33107/ubt-etd.2019.1672

Share

COinS