Date of Award
Winter 12-2019
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Architecture and Spatial Planning
First Advisor
Sadije Kelmendi
Language
Albanian
Abstract
"Ngrohja globale" është një prej faktorëve madhorë të "ndryshimit të klimës". Ky ndryshim që po i ndodhë ekosistemit tonë është i vërtetë dhe rreziku është shumë i madh, dhe nuk duhet të injorohet. Ne jemi në pozitë jo të volitshme për shkak se gjenerata e gjyshërve dhe prindërve tanë nga mosdija i kanë injoruar dëmet të cilat i kanë shkaktuar në ambient. Nëse ne vazhdojme të injorojmë impaktin tonë negativ në ambient, do të jetë shumë e vështirë jeta në planet për gjeneratat e ardhshme. Për fat të mire gjenerata jonë jo vetëm përmes protestave për vetëdijësim, por edhe në shumë sektorë të industrisë po merr kahje të gjelbër "eco-friendly". Banimi si shpenzuesi më i madh i energjisë në botë, i jep përgjegjësi arkitektëve që të projektojnë duke u munduar të ulin impaktin negativ në ekosistem dhe të zvoglimit të gjurmës së karbonit "carbon footprint" sa më shumë që është e mundur. Në këtë punim shqyrtohen hapat të cilët duhet të ndërmerren për ndërtimin e një shtëpie energji efiçiente ku faktorët natyrorë luajnë rolin kryesore gjatë të gjitha fazave të dizajnit. Shihet se ndërtesat efiçiente nuk është vështirë të dizajnohen. Koncepti bazë është shfrytëzimi i klimes, ideve arkitektonike, fizikës së ndërtesave dhe shfrytëzimi i materialeve bashkëkohore. Kombinimi i këtyre faktorëve rezulton në një arkitekturë të krijuar nga nevoja dhe nuk do të thotë se sakrifikohet mirëqenia ose estetika e ndërtesës.
Me llogaritje të thjeshta, njohuri mbi fizikën e ndërtesave dhe njohjen e software-ve për vlerësimin e energjisë, çdo arkitekt mundet dhe duhet të fillojë të projektojë duke pasur shfrytëzimin e energjisë si një prej faktorëve kryesorë. Te mos e bëjmë gabimin e njejtë si prindërit tonë dhe të punojmë që fëmijët tonë të jetojnë në një tokë që është ende e jetueshme.
DOI
10.33107/ubt-etd.2019.2462
Recommended Citation
Goga, Lirak, "PROJEKTIMI I SHTEPISË EFIÇIENTE" (2019). Theses and Dissertations. 1950.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1950