Date of Award

Fall 11-2019

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Computer Science

First Advisor

Blerton Abazi

Language

Albanian

Abstract

Rritja e përdorimit të Internetit ka ndikuar ndjeshëm në natyrën e aplikacioneve dhe në mënyrën sesi ne komunikojmë. Siguria e të dhënave dikton përdorimin e teknikave të ndryshme kriptografike. Për këtë arsye analizojmë në detaje teknikat e ndryshme të shifrimit duke vlerësuar performancën dhe efikasitetin e tyre. Për të kuptuar rëndësinë e aplikimit të teknikave kriptografike mjafton të njohim panoramën e gjerë të aplikacioneve dhe shërbimeve ku kemi të dhëna sensitive. Ruajtja e të dhënave është një ndër kërkesat bazë vetjake por edhe operacionale në garantimin e sigurisë së suksesit në një iniciativë biznesi si bankat apo kompanitë e ndryshme. Format e reja të shifrimit që diktohen nga vështirësitë kompjutacionale të skemave specifike konsistojnë në procesim të të dhënave pa patur çelës privat mbi të dhënat, duke përfshirë shifrimin që ruan formatin, shifrimin simetrik mbi kërkimin, shifrimin funksional dhe shifrimin homomorfik. Në lidhje me paradigmat e reja në kriptografi ekzistojnë edhe skema të reja kriptografike aplikimi i të cilave kërkon studim dhe analizim të detajuar. Kriptografia kuantum dhe programet Turing- complete të shifrimit janë forma realisht të reja dhe që aktualisht kanë një bazë të mirëfilltë teorike. Ajo që përbën sfidë në lidhje me shumë skema të përkryera shifrimi lidhet ngushtë me kompjutacionalitetin që është dhe boshti funksional i aplikimit të një algoritmi kriptografik.Duke studiuar aplikacionet dhe zhvillimin e praktikave të sigurisë në vendin tonë, vihet re një rritje në përdorimin e programeve dhe shërbimeve të ndryshëm në Internet si programet e kontabilitetit, teknologjitë cloud dhe aplikimin e produkteve dhe aplikacioneve kryesisht në banka.

DOI

10.33107/ubt-etd.2019.1669

Share

COinS