Date of Award
Fall 10-2019
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Medicine and Nursing
First Advisor
Sejran Abdushi
Language
Albanian
Abstract
Diabeti është një sëmundje e perhapur në të gjithë botën dhe shifrat flasin në rritje të vazhdueshme të njerezve të prekur nga kjo sëmundje. Gjithnjë e më shumë është në rritje numri i faktoreve të rinjë të rrezikut për diabetin, faktorët madhor të rrezikut për këtë sëmundje kronike mbeten faktor tradicional si: mosha, dhjamosja, inaktiviteti fizikë, faktoret diabetic, historia familjare për diabet dhe prania e faktorëve të tjerë kardiometabolik të rriskut. [1]. Qëllimi i këtij punimi është të përshkruaj trajtimin dhe kujdesin infermieror tek pacientet me DM si dhe edukimi për sëmundjen. Në këtë punim hulumtohen të dhëna për moshën, raportin e paraqitjes së së mundjes tek meshkujt dhe femrat, pacientet që marrin insulin dhe atyre me terapi orale, komplikimet e semundjes etj. Grumbullimi i të dhënave është bërë me metodën kuantitative të dhënat janë marrë vetëm nga protokolet e pacienteve dhe jaë hulumtuar të dhënat për moshën, gjinin, komplikime etj. E cila është realizuar në repartin e internos në spitalin rajonal të Prizrenit dhe janë intervistuar 30 pacient si dhe perdorimi i literaturës nga autor të ndryshëm dhe publikimet e shkarkuara nga interneti. Të gjitha rezultatet e nxjerra jan paraqitur përmes tabelave dhe grafikeve. Rezultatet tregojnë se sëmundja është më e përhapur tek femrat, ku nga 30 rastet e analizuara 19 janë femra , sëmundja më shumë mjekohet me terapi orale tek persoat nën 40 vjeç, ndërsa ata mbi 44 vjeç me insulin, komplikacionet që më së shumti na jep sëmundja janë
nefropatia diabetike dhe retinopatia diabetike. Gjatë analizimit të rezultateve është konstatuarse femrat janë si gjinia më e prekur nga kjo sëmundje dhe zakonisht prekë moshat e mesme dhe manifestohen me shenja si; nefropatia diabetike dhe retinopatia diabetike dhe trajtimi bëhet më shumë me tableta se me insulin. Rekomandojmë që çdo vendim që ka të bëjë me kontrollin dhe menaxhimin e diabetit duhet të ndërmerret në bashkëpunim të ngusht me mjekun dhe pacientitn diabetik, pasi kjo garanton shancat më të mira për suksesin e këtij procesi.
DOI
10.33107/ubt-etd.2019.45
Recommended Citation
Krasniqi, Albina, "Roli i Infermierit në Kujdesin e Pacientëve me Diabet Melit Tipi 2" (2019). Theses and Dissertations. 57.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/57