Date of Award

Summer 6-2012

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Computer Science

First Advisor

Besim Limani

Language

Albanian

Abstract

Rrjetat optike janë bërë linja kryesore (backbone) në rrjetat telekomunikuese nacionale dhe internacionale. Rritja e kërkesave për shfrytëzimin më të madh të kapaciteteve të internetit ka bërë që sot shumë kompani të ndryshme të telekomunikacionit t’i kushtojnë rëndësi të madhe linjave kryesore (backbone) që kryesisht ndërtohen me kanale kabllore nëntokësore në të cilat vendosen mediumet (kabllot optike) me mundësi të kapaciteteve të larta të transferimit të të dhënave. Linjat kryesore backbone të cilat kanë për qëllim lidhjen ndërkombëtare në mes dy shteteve apo dy kontinenteve përdorin teknologjinë e avancuar WDM dhe DWDM për të shfrytëzuar sa më shumë hapësirën e një fije optike për bartjen sa më të madhe të të dhënave.

Kapacitetet të cilat sot arrihen në linjat backbone janë 10Gbps, 40Gbps dhe 100Gbps, por për të arritur një kapacitet të tillë duhet që të minimizohen humbjet apo dobësimet e sinjalit optik në kabllon optik e cila përdoret si medium për këtë lloj lidhje.

Në këtë temë, ne do të shtjellojmë më hollësisht përdorimin e teknologjisë WDM dhe DWDM në linjat kryesore (backbone), paraqitjen e pengesave në sinjalin optik, si dhe arritjen e eliminimit të humbjeve apo dobësimit të sinjalit optik në këto kabllo të cilat ndikojnë dukshëm në dobësimin e kualitetit të sinjalit optik dhe uljen e mundësisë së shfrytëzimit të kapacitetit të plotë. Për të analizuar humbjet, dobësimin dhe kualitetin e sinjalit optik do të përdoret Simulator softuerik OptiSystem v.10.

DOI

10.33107/ubt-etd.2012.1596

Share

COinS