Date of Award

Fall 10-2012

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Management, Business and Economics

First Advisor

Emrush Ujkani

Language

Albanian

Abstract

Qëllimi i këtij punimi është që të paraqesim në mënyrë sa më të detajuar politikat e falimentimit në Kosovë. Falimentimi është njëra prej gjërave më të vështira për t’u zgjidhur, marrë parasyshë komplikimet në punën e borxheve, plotësimin e kritereve per të hyrë në radhën e “ndërmarrjeve për falimentim”, procedurave për fillim të falimentimit, shitjen e pasurise e shumë gjëra tjera. Falimentimi është një gjë e dhimbshme sa për aksionarët apo pronarët aq edhe për punëtorët të cilët pas perfundimit të këtij procesi mbeten pa punë. Ne jemi munduar që me anë të këtij punimi të paraqesim sado pak procedurat një nga një për fillimin e falimentimit, procedura këto pak osë thënë më mirë fare te zbatuara ne Kosovë. Shtjellimin që do ta bëjmë në vazhdim nuk lë hapsirë për parregullësi gjatë procesit të falimentimit, meqë në këto raste “gjurulldie” mund të vlente një fjalë që thotë se “nuk di se kush pi e kush paguan”. Për këtë arsye është mëse e domosdoshme që gjërat të shtjellohen dhe të kristalizohen që askush mos të dëmtohet dhe secili të marrë atë që i takon, coftë për të mirë apo për të keq. Fundja falimentimi nuk është i mirë thuajse për askë, mirëpo edhe kjo është pjesë e proceseve ekonomike që deshtëm apo s’deshtëm kur t’i vije koha duhet të kalojmë nëpër të.

DOI

10.33107/ubt-etd.2012.2092

Included in

Business Commons

Share

COinS