Date of Award
Fall 10-2012
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Computer Science
First Advisor
Besim Limani
Language
Albania
Abstract
Ky punim ofron një pasqyrë të nivelit të lartë të zhvillimit, evoluimit te sistemeve te komunikimi celular nga gjenerata e parë qe njihet edhe si 1G e deri tek gjenerata e 4G e ditëve te sotme, me theks te veçante ne gjeneratën e katërt apo te njohur si 4G, arkitekturën, shërbimet qe gjejnë aplikim ne ketë gjenerate. Sistemet e Komunikimi Celular kane bere revolucion ne mënyrën se si njerëzit komunikojnë duke bashkuar komunikimin dhe lëvizshmërinë. Një rrugë të gjatë për një kohë shumë të shkurtër ka arritur në Historia e tel. Evolucioni i teknologjive wireless tani ka arritur gjeneratën e katërt (4G) 4G i referohet gjeneratës së katërt të standardeve te komunikimit mobil. Është pasardhës i standardeve 3G dhe 2G. Nomenklatura e gjeneratave në përgjithësi i referohet ndryshimit të natyrës fundamentale të shërbimit. E para ishte kalimi prej analogut në digjital (2G), që është përcjellur nga përkrahja multimediale (3G) dhe tani 4G që i referohet të gjitha rrjetave me packet switched IP dhe rrit shpejtësinë e të dhënave. 4G është duke u zhvilluar për të akomoduar kualitetin e shërbimeve dhe për të vlerësuar kërkesat për zhvillim të mëtutjeshëm të aplikacioneve aktuale 3G siç janë qasja e brezit të gjerë wireless, Multimedia Messaging Service (MMS), video chat, mobile TV, por gjithashtu edhe për shërbimet e reja siç janë përmbajtja e HDTV, shërbimet minimale si zëri dhe të dhënat dhe shërbimet tjera që përdorin gjerësinë e brezit. Gjenerata e katërt (4G) siguron qasje në gamë të gjerë i shërbimeve të telekomunikacionit, duke përfshirë shërbime te avancuara te komunikimit celular ne ambiente te ndryshme dhe ne distanca gjeografike.
DOI
10.33107/ubt-etd.2012.1629
Recommended Citation
Spahiu, Kreshnik, "SISTEMET E KOMUNIKIMIT MOBIL 4G" (2012). Theses and Dissertations. 1407.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1407