Date of Award

Winter 12-2012

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Management, Business and Economics

First Advisor

Ermal Lubishtani

Language

Albanian

Abstract

Ky punim diplome përshkruan ciklin jetësor si koncept nga marketing si dhe fazat përbërëse të ciklit. Gjithashtu një pjesë i kushtohet edhe rëndësisë së teknologjisë dhe evolucionit industrial të shekullit të 18-të dhe elaboron rëndësinë e tij për rritjen ekonomike. Një koncept tjetër mjaft me rëndësi është teoria e “Shaktërrimit Krijues” e Schumpeter-it si dhe ndërlidhja e kësaj teorie me progresin teknologjik.

Për të punuar punimin është përdorur literaturë nga autorë të shumtë të cilët shpjegojnë teorinë e “Shkatërrimit krijues” të ekonomistit Joseph Schumpeter. Gjithashtu janë nxjerrë rezultate të cilat lidhin ndryshimet teknologjike me rritjen e standardit jetësor të popullsisë botërore.Duke e ndërlidhur me progresin teknologjik është shtjelluar dhe paraqitur grafikisht edhe teoria e Kurbës S-formëshe, duke paraqitur mjaft mirë dobinë e dy teknologjive asaj të re dhe asaj të vjetëruar.

Punimi i diplomës është punuar në atë mënyrë, që fazat e ndryshme të ciklit jetësor përshkruhen secila mjaft detajisht, duke filluar nga faza e zhvillimit e deri tek faza e rënjes apo varësisht nga strategjija e kompanisë edhe tek inovacionet. Gjithashtu para rastit studimor një nënkapitull i kushtohet progresit teknologjik. Lexuesi gjithashtu do të ketë mundësi të kuptojë ciklin jetësor të produktit si proces të plotë, me anë të rastit studimor me CD disqet.

DOI

10.33107/ubt-etd.2012.2087

Included in

Business Commons

Share

COinS