Date of Award

Fall 10-2012

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Computer Science

First Advisor

Besim Limani

Language

Albanian

Abstract

Në këtë punim diplome diskutohet shërbimi Centrex që është emërtim për shërbimet centrexe të integruar në sistemin komutues digjital EWSD. Diskutimi është shtrirë në shtatë kapituj. Kapitulli i parë është një hyrje për shërbimin Centrex, përkatësisht fillimet e këtij shërbimi. Në kapitullin e dytë diskutohen përparësitë e shërbimit Centrex si dhe rreth përdoruesëve të këtij shërbimi. Në kapitullin e tretë diskutohen komponentet si dhe funksionet e këtij shërbimi. Në kapitullin e katërt diskutohen grupet e shërbimeve të avancuara, të cilat shërbime u ipen të gjithë anëtarëve të grupit Centrex. Këtu janë diskutuar funksionet themelore (rreth strukturës së grupit Centrex), tarifimi dhe matja e trafikut, paisjet ndërlidhëse dhe fundore, grupet e mbyllura të shfrytëzuesëve etj. Në kapitullin e pestë diskutohen shërbimet e parapaguesëve të cilat shërbime përfshijnë të gjtha ato shërbime Centrexe të cilat mund t’u servohen individualisht secilit parapagues Centrex. Në kapitullin e gjashtë diskutohet për operatorët Centrex gjegjësisht për shërbimet operatore, roli i tyre në funksionimin e këtij shërbimi telefonik, pastaj për funksionet transmetuese si dhe për aplikimet e veçanta. Në kapitullin e shtatë dhe të fundit diskutohet për aplikimin e shërbimit telefonik Centrex në Kosovë gjegjësisht implementimin e këtij shërbimi në rrjetin e PTK-së. Diskutohet për rolin e këtij shërbimi si dhe për planifikimin e shtrirjes në të ardhmen të këtij shërbimi në të gjitha ato lokacione ku është i nevojshëm ky shërbim.

DOI

10.33107/ubt-etd.2012.1613

Share

COinS