Date of Award

Spring 4-2019

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Computer Science

First Advisor

Naim Preniqi

Language

Albanian

Abstract

Procesi i automatizimit është shumë i rëndësishëm për të ndihmuar ndonjë aktivitet të industrisë sidomos për klasifikimin e objekteve. Në këtë hulumtim, është ndërtuar një krahë robotik që ka katër shkallë të liris bazuar në mikrokontrollorin Arduino. Për të kapur dhe vendosur objektet me ngjyra për qëllim të renditjes në kohë reale. Algoritmi i ndërfaqeve dhe përpunimi i imazhit për të zbuluar objektin me ngjyrë të bazuar në Python3 me Libraritë: OpenCV4, NumPy dhe PySerial.

Parimet bazë në vizionin kompjuterik(OpenCV4) përdoren për të gjurmuar tre ngjyra të ndryshme: të kuqe, kaltërt dhe të verdhë. Gjatë ekzekutimit të kodit një dritare do të hapet duke përdorur një kamerë(USB WebCom) dhe kur ka ndonjë ngjyrë të kuqe, kaltert dhe të verdhë ose të trijat në të njëjtën kohë, do të shohim një drejtkëndëshe me ngjyrë të kuqe për ndjekjen e kutisë së kuqe një drejtkëndëshe të kaltert për ndjekjen e kutis me ngjyrë të kaltert dhe po ashtu edhe për ngjyren e verdhë. Për lëvizjen e krahut robotik e mundëson Arduino për të vendosur një objekt prej një vendi në vendin tjetër duke klasifikuar ngjyrat dhe duke vendosur në kutin e duhur. Kjo do të jetë e dobishme në njohjen e ngjyrave edhe në robotikë. Ky llojë sistemi përdoret në industrin e makinave konkretisht për të bërë gjurmimin në trafikë, si shembull dritat mbrapa automjetit gjurmohen permes modulit OpenCV dhe jepë një sinjal që merr përsipër për të ndaluar, të fillojë ose të vazhdojë ngasjen. Kjo gjithashtu përmban shumë aplikacione në industri për të zgjedhur dhe vendosur objekte të ndryshme me ngjyrë nga krahu i robotikës. Përparësitë më të mëdha të këtij sistemi për të bërë klasifikimin e objekteve me ngjyra janë burime të hapura dhe kosto të ulët.

DOI

10.33107/ubt-etd.2019.1674

Share

COinS