Date of Award

Fall 10-2019

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Medicine and Nursing

First Advisor

Shkëlzim Ukaj

Language

Albanian

Abstract

Hyrje - Diabeti (diabetes mellitus) është një sëmundje kronike, degjenerative e shkaktuar nga mungesa e insulinës për shkak të trupit të paaftë për të prodhuar insulinë në nivele normale, apo për shkak rë rezistencës së insulinës, një gjendje në të cilën qelizat e trupit rezistues ndaj insulinës përpiqen për rregullimin e niveleve të sheqerit në gjak. Insulina është një hormon i prodhuar nga pankreasi për të metabolizuar glukozën, një formë e sheqerit që është një nga burimet kryesore të furnizimit të qelizave me energji. Nëse diabeti është shkaktuar nga rezistenca e insulinës ose mungesa e insulinës, rezultati përfundimtar në të dyja rastet është i njëjti: trupi nuk është në gjendje për të transportuar glukozë të mjaftueshme nëpërmjet qarkullimit të gjakut në qeliza, veçanërisht pas ushqimit, kur nivelet e sheqerit në gjak rriten si një rrjedhojë e natyrshme e tretjes. Qëllimi - Qëllimi i punimit tonë është analizimi i treguesve të pasqyrës së gjakut tek personat me diabet. Shpjegimi dhe rëndësia e testit HBA1C në diagnostifikimin dhe ecurinë e sëmundjes së diabetit.

Metodologjia – Materialet të cilat janë përdorur për këtë studim janë marrur në protokollet e QKMF (Qendrës Kryesore të Mjeksisë Familjare) në Prizren. Të dhënat përfshijnë periudhën kohore Janar – Dhjetor 2018. Lloji i punimit është retrospektiv. Konkluzionet – Diabeti melitus është një sëmundje endokrine, e trashëgueshme që karakterizohet me përqëndrime të larta të klukozës në gjak. Në diabetin tip1 shkaqet janë autoimune, në organizëm ndodh një reaksion imun kundër qelizave B që çon në shkatërrimin e tyre dhe ulje të prodhimit të insulinës. Aktualisht nuk mund të parandalohet diabeti, por disa studiues besojnë se Diabeti i tipit 1 mund të parandalohet që në fazën latente autoimune, para shkatërrimit të qelizave B. Rezultatet e studimit tregojnë se diabeti melitus prek çdo moshë, por me një predominim nga mosha 45-65 vjeç.

Rekomandimet - Depistimi i rasteve me diabet është pika kyqe për parandalimin e komplikimeve, diagnostifikimi i hershëm i tij ndihmon në masat parandaluese. Kryeja e analizave një herë në gjashtë muaj, për të gjithë pacientët, sidomos në rastet kur kemi të bëjmë me të sëmurë kronikë. Kontrolli periodik i glykozës ulë komplikimet e hiperglikemisë. Kontrolli i vazhdueshëm i HBA1C, ulja e përqindjes së tij ulë rrezikun e komplikimeve.

DOI

10.33107/ubt-etd.2019.62

Included in

Nursing Commons

Share

COinS