Date of Award

Winter 12-2019

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Computer Science

First Advisor

Muhamet Avdyli

Language

Albanian

Abstract

Zhvillimi dhe përdorimi i TIK-ut (Teknologjia e Informatave dhe Komunikimit) rezultoi me krijimin e Shoqërisë Informative, në epiqendrën e së cilës është roli i informatave në shoqërinë e sotme. Ky zhvillim aq i hovshëm ka ndikuar në masë të madhe edhe në marrëdhëniet në mes të institucioneve dhe komunitetit të biznesit. Biznesi elektronik është forma më bashkohore e organizimit e cila në masë të madhe varet nga përdorimi i teknologjisë informatike, përkatësisht përdorimi i këtyre aplikimeve, sistemeve apo platformave. TIK ka lehtësuar të bërit biznes duke zgjeruar me lehtë tregun, duke ulur kostot e shpenzimeve, kursimin e kohës, duke ngritur efikasitetin e bizneseve, pastaj duke i plotësuar më mirë nevojat e konsumatorëve dhe duke ngritur bashkëpunimin me partnerët dhe konkurentët e tyre.

Ky studim ka për qëllim të përshkruaj digjitalizimin e shërbimeve për biznese në institucione publike. Efeketet e digjitalizimit të shërbimeve publike te bizneset, do të jetë temë bosht trajtimi.

Ky punim gjithashtu ka për qëllim të identifikoj sfidat që kanë bizneset lidhur me përdorimin e këtyre shërbimeve, përparësitë e shfytëzimit të tyre dhe faktor të tjerë të rëndësishëm që ndërlidhen me përdorimin e tyre.

Në fund të punimit janë dhënë rekomandime lidhur me praktikat bashkëkohore të përdorimit të shërbimeve digjitale te bizneset dhe domosdoshmërinë e përdorimit dhe zhvillimit tyre.

DOI

10.33107/ubt-etd.2019.1684

Share

COinS