Date of Award
Spring 5-2019
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Management, Business and Economics
First Advisor
Ylber Limani
Language
Albanian
Abstract
Rrjetet sociale janë njëra prej risive ose inovacioneve virtuale më të mëdha të periudhës aktuale në të cilën po jetojmë dhe atyre po ju referohemi si risi ose inovacione për shkak të lehtësive të mëdha që ato po ofrojnë, sidomos në aspektin e komunikimit duke tejkaluar në performancë dhe efikasitet të gjitha mjetet e nëparshme të komunikimit. Por, krahas komunikimit ndërmjet njerëzve, këto rrjete sociale kanë mundësuar komunikim shumë të lehtë dhe efikas edhe ndërmjet bizneseve dhe klientëve të tyre, gjë që ka nxitur shumicën e biznesve që një pjesë të marketingut të tyre ta fokusojnë në rrjetet sociale dhe një njëfarë mënyrë të krijojnë edhe identitetin e tyre biznesor, brenda këtyre rrjeteve.
Prandaj ky punim bëhet në mënyrë që të kuptohen arsyjet se pse këto biznese kanë investuar edhe në këtë metodë të marketingut duke përfshirë këtu edhe trajtimin e elementeve teknike të cilat janë pjesë e rëndësishmë e efikasitetit të synuar nga marketingu përmes rrjeteve sociale dhe cilat janë ato të mira që kjo metodë e marketingut eksulizivisht i ofron.
Duke synuar që të argumentohet se në të vërtetë marketingu përmes rrjeteve sociale krijon hapsirë shumë të volitshme për të krijuar kanale të vazhdueshme dhe të ndërsjella të komunikimit ndërmjet këtyre bizneseve dhe klientëve ose klientëve potencial të tyre, me një kosto shumë më të vogël dhe efikasitet shumë më të madh se sa metodat e deritanishme të marketingut, gjë që realisht është parakusht për një marketing frytdhënës dhe efikas, dhe që në rastin e marketingut përmes rrjeteve sociale është përparësia më e madhe dhe njëra prej arsyjeve kryesore për suksesin e tyre
DOI
10.33107/ubt-etd.2019.1838
Recommended Citation
Mehija, Blerina, "APLIKIMI I MARKETINGUT PËRMES RRJETEVE SOCIALE" (2019). Theses and Dissertations. 1731.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1731