Date of Award

Spring 4-2014

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Computer Science

First Advisor

Lavdim Menxhiqi

Language

Albanian

Abstract

Kjo temë ka për qëllim të përshkruaj rëndësinë e BI sistemeve në insitucionet e Kosovës duke marrë në konsideratë të mirat që mund të fitojnë insitucionet kosovare duke shfrytëzuar këtë teknologji për ndërveprim ndërmjet tyre, gjendjen aktuale dhe parashikimet për të ardhmen në bazë të rritjes së trendit të shfrytëzimit të BI sistemeve dhe në bazë të rezultateve ose përfitimeve nga shfyrtëzimi i tyre në të ardhmen. Thelbi i këtij hulumtimi është që të prezantoj përfitimet e insitucioneve nëse e shfrytëzojnë një vegël si Business Intelligence për ndërveprim në mes veti duke u bazuar në informacionet e centralizuara. Po ashtu ky hulumtim ka për qëllim të tregojë nëse kjo teknologji i plotëson kërkesat e insitucioneve duke marrur parasyshë sfidat nëpër të cilat duhet të kalojnë ato për implementimin e saj. Në këtë hulumtim janë shfrytëzuar metodologji duke i dhënë theks të veçant rasteve të sudimit përmes pyetësorëve me zyrtarë të intitucioneve dhe obzervimit gjatë punës së tyre për arritjen e rezultatit, i cili prezanton mundësitë e përmirësimit të përformancës së insitucioneve shtetërore.

DOI

10.33107/ubt-etd.2014.1608

Share

COinS